Tre shoqatat e gazetarëve i bëjnë thirrje partive politike dhe kandidatëve të respektojnë të drejtën e publikut për informim dhe lirinë e gazetarëve për të informuar

AktualitetKryesore
195
0
sample-ad

[vc_row][vc_column][vc_single_image image=”31226″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Tri organizatat më të mëdha të gazetarëve në vend u bëjnë thirrje gjithashtu edhe institucioneve ndërkombëtare të jenë të vëmendshme ndaj lirisë së shtypit në Shqipëri dhe kërkojnë që të parandalohet çdo tentativë për të ushtruar presion mbi mediat gjatë fushatës elektorale.

Unioni i Gazetarëve Shqiptare (UGSH), Lidhja e Gazetarëve (LG) dhe Shoqata e Gazetarëve Profesionistë (SHGSH), po vërejnë me shqetësim shenjat e para të një klime konfliktuale të politikanëve ndaj mediave në prag të fushatës elektorale.

Rasti më i fundit, ai i ofendimit dhe reagimit agresiv të kandidatit për bashkinë e Tiranës, Erjon Veliaj ndaj reporterit të “ABC NEWS”, përbën një shqetësim për tri organizatat e gazetarëve, të cilat u bëjnë thirrje partive politike dhe kandidatëve të respektojnë të drejtën e publikut për informim dhe lirrinë e gazetarëve për të informuar.

Rasti i kandidatit Erion Veliaj, i cili jo vetëm refuzon t’u përgjigjet gazetarëve, por edhe i intimidon ata në kryerjen e detyrës, është në vazhdim edhe të dy rasteve të tjera shqetësuese të ndodhura në prag të fushatës elektorale.

Kështu, vlen të përmendet rasti i kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, i cili reagoi me një gjuhë agresive ndaj  gazetarit të  kanalit televiziv “Top Channel”, si edhe rasti i deputetit Gjovalin Kadeli, i cili kërcënoi rëndë kameramanin e “ABC NEWS” ndërsa ky po bënte detyrën e tij në ambientet e Kuvendit.

Tri organizatat më të mëdha të gazetarëve në vend u bëjnë thirrje gjithashtu edhe institucioneve ndërkombëtare të jenë të vëmendshme ndaj lirisë së shtypit në Shqipëri dhe kërkojnë që të parandalohet çdo tentativë për të ushtruar presion mbi mediat gjatë fushatës elektorale. shtypi.net

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seven + 3 =

%d bloggers like this: