LIGUE 1/ Paris St.Germain fundos Lille 6-1

Sport
214
0
sample-ad
abbo_reut15a_012015_04_25t160512z_1171457072_gf10000072486_rtrmadp_3_soccer_france_81530_immagine_obig

 

Maxwell shënon brenda 24 sekondave , dhe më pas vjen goleada. Skuadra e Blanc +3 nga Lyon

Tripleta e Lavezzit , dopieta e Cavanit dhe Maxwell pas vetëm 24 sekondave janë shkatërrimtarët e Lille këtë pasdite. Ekipi i Lille fundoset nga PSG 6-1 në Parc des Princes shumë lehtë.  Parizienët duket se kanë dhënë mesazhin e duhur pas eleminimit nga Champions League. Fitore 6-1 që i con në +3 nga Lyon e cila nesër ka mundësi të ritakohet me PSG.

24 sekonda mjaftojnë për kryeqytetasit që të shkojnë në avantazh. Maxwell serviret nga Aurier dhe shënon golin më të shpejtë në historinë e PSG duke thyer rekordinë e Ibrahimovic me 2 sekonda , nga ku suedezi shënoi dhe ai me Lille. Në 45 minutat e ardhshme rruga e golit u gjend dhe 3 herë. Cavani shënon 3 minuta më vonë dhe ndiqet nga dopieta e Lavezzit në 28′ dhe 43′. Në pjesën e dytë ekipi i parë që shënon është Lille me Basa. PSG shtyn akoma drejt golit dhe faulli i Corchias në zonë kthehet në gol nga pika e bardhë nga uruguajani Cavani.Lavezzi kompleton tripletën nga assisti i Pastores.

NDESHJET E TJERA:

Bordeaux 1-1 Metz
Caen 0-2 Guingamp
Evian 1-2 Bastia
Rennes 2-1 Nice
Toulouse 1-1 Nantes

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × 3 =