Skënder Gjinushi nuk i përgjigjet Edi Ramës, i mbyll celularin

AktualitetKryesoreVendore 2015
278
0
sample-ad

Megjithse e shihte emrin e Edi Ramës ti shfaqej në sfondin e aparatit celular, Skënder Gjinushi nuk e ka marrë mundimin t’ia hapte e ti përgjigjej. Një veprim i qëllimshëm ky që ka ardhur si shpagim i qëndrimit injorues që kryesocialisti ka mbajtur ndaj PSD etj. 

Skënder Gjinushi, kryetari i Partisë Social Demokrate (PSD), pjesë e koalicionit të majtë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit 2013, nuk ka denjuar ti përgjigjet një telefonate të kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Injorimi ka ndodhur, pas vizitës së Ramës në qytetin e Fierit, më rastin e prezantimit të kandidatit për kryebashkiak dhe frikës që e ka zenë kur e kanë informuar se kandidati i Partisë së Gjinushit, Alfred Çaçi, ish deputet, por edhe një emër me goxha reputacion në Fier, rrezikon seriozisht rrjedhjen e votave të së majtës dhe humbjen e kandidatit të saj Armando Subashi.

I preokupuar nga të dhenat e raportuara prej njerëzve të tij të besuar, Edi Rama është kujtuar për ish bashkëkoalicionistin e dalë i vetëm në zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015,dhe ka vendosur ti telefonojë për një kafe pune. Gjë që nuk ka mundur ta realizojë për shkak se kreu i PSD, Skender Gjinushi, nuk ka denjuar t’ja hap celularin.

Burimet tona konfidenciale të qena prezente në gjithë këtë histori paraelektorale kanë konfirmuar se megjithse e shihte emrin e Edi Ramës ti shfaqej në sfondin e aparatit celular, Skënder Gjinushi nuk e ka marrë mundimin t’ia hapte e ti përgjigjej.

Një veprim i qëllimshëm ky që, sikurse ka komentuar dëshmitari okular, ka ardhur si shpagim i qëndrimit injorues që Edi Rama ka mbajtur ndaj PSD dhe personalisht Skender Gjinushit, gjatë gjithë periudhës qeverisëse rreth dy vjeçare të koalicionit të majtë. Ku jo vetëm nuk e bëri pjesë të koalicionit qeverisës, por nuk morri mundimin t’a thërriste në bisedime, megjithë thirrjet e apelet e disaherëshme që Gjinushi, sikurse dhe homologu i tij i PDS, Paskal Milo, i’a adresuan Edi Ramës. Çka solli daljen në pension të parakohshëm politik të këtyre dy forcave politike, por edhe të drejtuesve të tyre aq të domosdoshëm për përvojën e kulturën politike.

*Marrë nga “Arberia News”, titulli është i redaksisë së “shtypi.net”

Facebook Comments

POST A COMMENT.

20 − 3 =