Home / Kryesore / Ministri Veliaj: Ndihmën ekonomike ia dhamë grave sepse ato janë më të vuajtura, PD ia jepte abuzusve partiakë

Notice: Trying to get property of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifaa-2/framework/parts/post-head.php on line 73

Ministri Veliaj: Ndihmën ekonomike ia dhamë grave sepse ato janë më të vuajtura, PD ia jepte abuzusve partiakë

168253
Ministri i Mirëqenis Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj vijon takimet e tij të “lamtumirës” nga kjo ministri, takime të cilat ai i kishte paralajmëruar edhe më parë më të gjitha hallkat e ministrisë të cilën ai e ka drejtuar për më shumë se 2 vite.

Në takimin e sotëm ai bëri një rezyme të plotë të punës së tij si ministër duke u ndalur në mënyrë të veçantë tek reformat që janë marrë dhe kanë rezultuar mjaft të suksesshme. Ai u ndaj tek reforma për strehimin e komunitetit rom që sipas tij ishte lenë në rrugë.

Më tej ministri Veliaj u ndal tek rritja e ndihmës ekonomike per familjet ne nevoje e cila sipas tij është dyfishuar.

“Ne bëmë gjënë e duhur kur vendosëm që ndihmën t’ia jepnim vetëm grave sepse ato janë më të vuajtura”, –nënvizoi Veliaj, duke theksuar se mjaft e rëndësishme ka qënë edhe reforma për personat me aftësi të kufizuar, ku sipas tij abuzimet në këtë pjesë ishin mjaft të mëdha pasi shumë persona të cilët e meritonin ndihmën ekonomike nuk e përfitonin, ndërsa shumë të tjërë pjesë e pushtetit që nuk kishin asnjë problem aftësie merrnin ndihmë ekonomike.

​ Javën e ardhshme ministri Veliaj pritet të nisë fushatën elektorale për Bashkinë e Tiranës, pasi u zgjodh si kandidat i koalicionit te majte për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Në vitin 2014 janë rreth 107 fëmijë të cilët janë kthyer në shtëpitë e tyre
“Punën në terren e kam dashur shumë gjatë qëndrimit tim në këtë punë. Sepse fytyra reale e pushtetit se si funksionojnë institucionet duket duke i parë i parë problemet dhe gjithccka tjetër nga afër. Në 2014, ishin rreth 107 fëmijë të cilët u kthyen në familjet e tyre biologjike. Dhe kjo është gjëja e duhur, madje sot ka shumë punonjës social që i ndjekin këta fëmijë edhe në familjet e tyre. Ambicia jonë nuk është që shtëpia e fëmijës të jetë me kapacitet të plotë, por ajo të mbylle dhe sa më shumë fëmijë të kalojnë në kujdesin familjar, sepse përveç të tjerave familjet ofrojnë më të miran për këto fëmijë. Çështja e fëmijëve të rrugës dhe çështje të tjera sociale janë çështje të bashkive të shqipërisë, e pushtetit vendorë, por në shumë bashki kjo ka dështuar për fat të keq”, ka thënë Veliaj.

Kryetarët e Bashkive duhet të meren dhe me fëmijët e rrugës.
Duke theksuar se çështja e fëmijëve të rrugës dhe çështje të tjera sociale  janë  çështje të Bashkive të Shqipërisë, çështje e pushtetit vendorë, Veliaj ka thënë se kët se në shumë prej tyre nuk është bërë asgjë për këto probleme.

“Çështja e fëmijëve të rrugës dhe çështje të tjera sociale janë çështje të bashkive të shqipërisë, e pushtetit vendorë, por në shumë bashki kjo ka dështuar për fat të keq
Nga 234 raste ne kemi zgjidhur 93 raste, falënderoj organizatat të cilat kanë kontribuar për zgjidhjen e këtyre rasteve. Në fushatë mos harroni që të gjithë duan të fitojnë dhe ju duhet tu kërkoni kandidatëve që të meren edhe me fëmjët e rrugës sepse duhet financuar edhe në këtë aspekt, duhet financuar edhe për hapësirat e gjelbra, edhe për fëmijët. Duhet financiuar për çdo shoqatë sepse jo gjithçjka duhet ti kalojë pushtetit vendor”
.

Kompanitë të cilat punësojnë persona me aftësi të kufizuar paguhen nga shteti
Sipas Veliajt për të nxitur dhe mundësuar punësimin e sa më shumë personave me aftësi të kufizuar të gjitha kompanive që punësojnë këta personave u japet një pagesë mujore në formën e stimulimit. Sipas tij, janë disa kompani aktualisht që kanë punësuar persona me aftësi të kufizuar

“Ligji i ri i personave me aftësi të kufizuar u prit me protesta. Nuk besoj që dikush që ka drejtuar për 24- vjet një parti apo një organizatë nuk do të thotë të krijojë monopolin. Ne pamë që ky monopol linte jashtë ndihmës ekonomike shumë familiarë të këtyre personave apo shumë persona të tjerë që kishin nevojë për ndihmën ekonomike. Ne kemi bërë disa gjëra edhe në aspektin e punësime. Ne ju japim para kompanive që punësojnë personame me aftësi të kufizuar apo persona nga komuniteti rom dhe egjiptian”, tha Veliaj

Check Also

Eglantina Kume: Gocat e Durrësit janë si deti, i rezistojnë kohës

Një portret për aktoren e mirënjohur të kinemasë shqiptare. Si në rininë e parë Jeta e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

thirteen − three =