
Një femër, e cila ishte duke ushtruar prostitucion dhe tutorja e saj janë arrestuar në flagrancë, në një hotel në qytetin e Tiranës.
Burime nga policia bëjnë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Dërrasat” në pranga ka rënë 28-vjeçarja N.K., e cila është kapur në flagrancë duke ushtruar prostuticion si dhe tutorja e saj, 55-vjeçarja Z.Sinani.
Njëkohësisht, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë ndaj 64-vjeçarit F.M., klient i N.K. si dhe ndaj 57-vjeçarit S.B., pronar i hotelit.
Gjithçka ka ndodhur në një nga dhomat e një hoteli në rrugën e Durrësit, në kryeqytet. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.
POST A COMMENT.