Londër, vjedhja e shekullit, grabitet ari me vlerë 60 milionë paund ( Video+Foto)

AktualitetKryesore
568
0
sample-ad

Kjo është cilësuar si vjedhja e shekullit, pasi preh e grabitësve ka rënë institucioni i depozitave “Hatton Garden” në Londër.

Mësohet se vjedhja ka qenë spektakolare sa që hajdutët kanë arritur të hapin një rrugë, duke shpuar një bllok betoni prej afro 2.5 metra, për të depërtuar tek 72 kutitë përplot me ar, me vlerë prej 60 milionë paund.

Policia britanike ka publikuar fotot, që tregojnë qartë aksionin e ekspertëve, të cilët grabitën sasinë e parave.

Në foto shihen kutitë e depozitës të boshatisura dhe të hedhura përtokë, por dhe shumë mjete të tjera me të cilat vjedhësit hapën rrugën e tyre.

Vjedhja në kasafortën e sigurisë ndodhi fundjavën e Pashkëve. Oficerët thanë se nuk ka asnjë shenjë që në godinë është hyrë me forcë.

Hajdutët kanë nxjerrë jashtë shërbimit ashensorin komunal në katin e dytë dhe më pas kanë përdorur vrimën e ashensorit për të zbritur poshtë.

Policia nuk ka arrestuar asnjë person për ngjarjen. Mendohet se hajdutët kanë hyrë në godinë të premten dhe janë larguar prej andej me gjërat e vjedhura të dielën.

Të paktën gjashtë persona mendohet se kanë qenë në bandën e hajdutëve. Besohet se ata kanë çaktivizuar kamerat e sigurisë, megjithatë prapë nuk kanë bërë një punë të plotë në këtë drejtim.

Gazeta The Mirror thotë se ata janë larguar nga vendi.

Policia ka bërë me dije se kjo bandë është tepër profesionistë, ndërsa dyshohet se këta janë autorë të disa grabitjeve të ndodhur, siç ishte dhe ajo vjedhjes së një banke në Berlin.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 + six =