Edhe gjyqtari Gjin Gjoni i shpëton drejtësisë

AktualitetKronikeKryesore
253
0
sample-ad

Pavarësisht këmbënguljes së Prokurorisë për të mbledhur të gjithë dokumentet e nevojshme, procedurat kanë shpëtuar Gjin Gjonin nga dënimi. Për këtë janë përdorur të njëjtat procedura si në rastin e çështjes së Lulzim Bashës…

“Ligjet janë të thjeshta në letër, por një kaos i vërtetë në praktikë”. Kjo shprehje e Bonapartit duket se i përshtatet më së miri edhe çështjes së hetuar nga drejtësia shqiptare për Gjin Gjonin.

Gjyqtari Gjin Gjoni ia ka hedhur “paq” akuzave të ngritura nga organi i akuzës se ka vënë pasuri të pajustifikueshme dhe e ka fshehur atë. Pas gjykatës së Elbasanit, edhe Apeli i Durrësit e ka liruar nga akuzat gjyqtarin Gjoni duke mbyllur përfundimisht veprimet.

Në këtë mënyrë, Apeli përmes një vendimi të formës së prerë, ka vendosur që të mos presë dokumente shtesë nga Gjermania të cilat kërkoheshin nga organi i akuzës.

Pavarësisht këmbënguljes së Prokurorisë për të mbledhur të gjithë dokumentet e nevojshme, duket se procedurat kanë shpëtuar Gjin Gjonin nga dënimi. Ajo që bie në sy është se janë përdorur të njëjtat procedura si në rastin e çështjes së Lulzim Bashës i cili u liruar nga akuzat për abuzime më detyrën për rrugën e “Kombit”.

Shpresa e vetme do të ishte animimi i Prokurorisë edhe në Gjykatën e Lartë, por mesa duket, edhe organi i akuzës ka hequr dorë përfundimisht nga kjo çështje, e për rrjedhojë vendimi ka marrë formë të prerë.

Vendimi

Trupi gjykues i Gjykatës së Apelit Durrës kryesuar nga Agim Ferizaj ka vendosur që të lërë në fuqi vendimin Gjykatës së Elbasanit, i cili pushonte hetimet për Gjin Gjonin.

Por vendimi i marrë nga Apeli i Durrësit duket se ka qenë i parapërgatitur. Ngjason gjithçka si një skemë e përsosur dhe e mirëmenduar nga Gjin Gjoni, i cili duhet theksuar se është njëkohësisht gjyqtar i Gjykatës së Apelit dhe anëtar i KLD-së, një organ i cili ka të drejtë që të shqyrtojë masat disiplinore ndaj gjyqtarëve.

Në procesin e dytë të shqyrtuar në Elbasan ku kërkohej rrëzimi i vendimit të Prokurorisë për të shtyrë me tre muaj hetimet, rastësi ose jo, Gjin Gjoni do të kërkonte pas hedhjes së shortit përjashtimin e një prej gjyqtarëve dhe çështja i ka rënë në short gjyqtarit Sulejman Kurti. Ky i fundit, më 13 shkurt 2015, një ditë pas mbarimit të afatit hetimor, merr vendimin dhe pranon kërkesën e çiftit Gjoni-Çaushi.

Por Prokuroria kishte siguruar vendim për shtyrje të afateve me 3 muaj më 11 shkurt, pra një ditë para mbarimit të afatit.

Fakti që Kurti e mori vendimin më 13 shkurt, la të vulosur çështjen e procedurës, pra që Prokuroria nuk kishte të drejtë të hetojë më këtë çështje se ka tejkaluar afatet, duke mos marrë parasysh vendimin e prokurorisë së 11 shkurtit. Me mënyrën se si është marrë ky vendim, organi i akuzës nuk ka të drejtë të hetojnë më, sepse çdo veprim del nul.

Argumentet e Prokurorisë

Organi i akuzës do të ankimonte vendimin e dhënë nga gjyqtari Sulejman Kurti i Gjykatës së Elbasanit duke argumentuar se gjyqtari kishte gabuar në vendimin e marrë, pasi organi i akuzës kishte siguruar detaje të reja për hetimin që kishin të nevojshëm shtyrjen e afatit hetimor edhe për pak muaj.

Prokuroria ishte në pritje të letër-porosisë nga Franca dhe Gjermania për të dhënat financiare të ish-bashkëpunëtorit në biznes të Çaushit, nëse të ardhurat e zbuluara në Shqipëri justifikoheshin nga aktiviteti.

Prokuroria e ka tagrin që nëse shfaqen elementë të rinj hetimorë në dosje, t’i shtyjë afatet hetimore në rrethana dhe raste të veçanta. Prokuroria i ka kryer të gjitha veprimet hetimore brenda vendit dhe i ka mbetur vetëm përgjigja juridike nga Franca dhe Gjermania.

Por duket se pikërisht kur ato përgjigje do të vinin së shpejti, Gjoni dhe Çaushi kanë shpëtuar nga hetimi falë vendimeve të dhëna fillimisht nga Gjykata e Elbasanit dhe më pas nga ajo e Apelit në Durrës pak ditë më pare. Dita

Facebook Comments

POST A COMMENT.

sixteen + 20 =