Bizelja, një ushqim që i duhet organizmit tuaj

Shendeti
313
0
sample-ad
o_goroxe_1

Bizelja është një ndër ushqimet e cila ka një rol të rëndësishëm në shumë restorante, pasi ajo përmban shumë proteina dhe stimulon ndërtimin e masës së muskujve.

Mjafton vetëm 100 gramë bizele furnizojnë trupin me dhjetë herë më shumë proteina se sa salsiçet me patate të skuqura ose një pjesë torte me krem.

Bizelja ju mban gjatë të ngopur, sepse është e pasur me materie të lehta dhe ngadalë kalon nëpër traktin tretës. Përqindja e lartë e materieve të lehta në bizele ka edhe një përparësi: ul vlerën e rritur të kolesterolit.

Përveç kësaj, bizelja ka sasi të konsiderueshme të magneziumit. E zier vetëm pak, bizelja bëhet një ushqim i vërtete antistresues, pohon eksperti vjenez i shëndetësisë, profesor Hademar Bankhofer.

Bizelja është po ashtu një shujtë ideale për fëmijët, për arsye se u jep energjinë e cila është e nevojshme për kryerjen e detyrave të shtëpisë pas shkollës.

Përveç që stimulon ndërtimin e muskujve, bizelja forcon nervat, flokët dhe indin lidhës si edhe shikimin dhe koncentrimin.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

13 − two =