Derbi i Milanos nuk njeh gol por shumë polemika (Video)

Sport
280
0
sample-ad
abbo_ansa15_0111dc8b69b2a448a842546d6786742748_76180_immagine_obig

 

Mbaron 0-0 në një San Siro ‘sold out’. Më mirë shfaqet ekipi i Mancinit që në pjesën e dytë pati shumë mundësi për të kaluar në avantazh. Anullohet goli i Alex dhe autogoli i Mexes, dyshohet dhe një dorë e Antonelli në goditjen e Hernanes.

Më shumë Inter sesa Milan, por 0-0 duke rezultati më i drejtë në këtë sezon të errët të futbollit milanez. Në një San Siro ‘sold out’ (75 mijë në total ,15 mijë të huaj) shfaqen në skenë dy titullarë të rinj si Gnoukouri dhe Suso për Inter dhe Milan , ashtu edhe ndoshta përshëndetja e fundit e Berlusconit. Inter shfaqet më propozitive dhe më kurajoze sidomos në pjesën e dytë. 3 episode për t’u parë një gol i Alex, një autgol i Mexes i anulluar dhe një prekje me dorë e Antonellit në zonë. Diego Lopez edhe njëherë tjetër ‘superhero’ me pritje ndaj Icardit ,Palacios dhe Hernanes. Shumë vuajtje dhe pak ide për Milan. Klasifikimi nuk ndryshon.

Një ekuilibër perfekt mes dy ekipeve. Inter në 11-shen titullare surprizon me inserimin nga minuta e parë të riun Gnoukouri me Medel dhe Kovacic në mesfushë duke nxjerrë jashtë Xherdan Shaqirin. Nga ana tjetër emri i ri i Pippo Inzaghit quhet Suso, i cili i rrëmben vendin Hondës dhe kompleton tre dhëmbëshin e sulmit me Menez dhe Bonaventura. Në portë rekuperon Diego Lopez dhe në mbrojtje fut dyshen Alex-Mexes.
Inter duket më konkret. Gnoukouri shfaq maturitet dhe personalitet në dy lëvizje të mira në fazën difensive dhe atë ofensive. Inter i afrohet golin pas një super-gjuajtje të Hernanes por që Diego Lopez fluturon në shtyllën e parë. Në 20 minuta dominon Inter por pas atyre 20 minutave Milan rekuperon terren dhe shkon tek goli por goli i Alex sipas arbitrit anësor vjen pas një pozicioni të parregullt të De Jong.

Inter provon të marrë frenat e dorës në pjesën e dytë.Icardi dhe Palacio janë të hapur në krahë për të gjetur hapësirë lëvizjeje por në fund gjejnë gjithnjë mbylljen e kuqezinjve. Ish-sulmuesi i Genoas ka mundësinë e artë pasi mund  Diego Lopez në kthim gjuajtja e tij ndalet nga Mexes në vijën e portës. Inter shfrytëzon këto raste për të rritur ritmin. Në minutën e 63′ rinis polemika e Interit. Pas krosimit të Palacios vjen goditja e Hernanes e cila devijohet nga kofsha dhe më pas nga dora e Antonellit por bën Bantin sështë asgjë më shumë sesa goditje këndi. Në fushë hyn heroi i ndeshjes së kaluar për Interin , Joel Obi i cili rrit shpejtësinë e lojës së mesfushës së Interit . Milan fut Palettan dhe Destron për Alex të dëmtuar dhe Suson. Milan nuk del dot përtej presionit interist dhe ngec. Një moment moviole ky. Hernanes dërgon një top në zonë dhe gjatë hyrjes në 11 metërshin e fundit Palacio shtyn Antonellin dhe topi përfundon në këmbët e Mexes i cili e dërgon në portën e vet. Inter feston për 20 sekonda përpara se arbitri t’i ndërpriste hovin e golit. Të dy ekipet duan golin por nuk ia dalin. Diego Lopez e shpëton instikti sërisht, goditja e Palacios stopohet dhe devijohet në gjoksin e gardianit spanjoll. Pas fërshëllimës së fundit të arbitrit , Inzaghi shpëton ndërsa Mancini shfaq një buzëqeshje të trishtë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

8 − five =