Ministria e Financave, rinis rimbursimi i TVSH-së

Ekonomi
253
0
sample-ad
buxhettiiii1

Rimbursimi i Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, TVSH do të rinisë pas miratimit të një raporti të hartuar nga ministria e Financave dhe audituesit të procesit të deritanishëm të rimbursimit të kësaj takse.

Burime nga ministria e Financave bën të ditur se është audituar i gjithë procesi i rimbursimit të deritanishëm të TVSH-së, ndërsa raportin e hartuar pritet t’a dorëzojë pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar javës që vjen. Pas marrjes së miratimit nga FMN-ja, ministria e Financave do të vijojë me rimbursimin e TVSH-së. Burimet nga ministria e Financave thanë se procesi i shlyerjes së detyrimeve ishte në përputhje em strategjinë për shlyerjen e detyrimeve të prapamebtura të hartuar nga qeveria.

Rimbursimi i TVSH nga administrata fiskale prej vitesh përbënte shqetësim për komunitetin e biznesit vendas dhe të huaj. TVSH-ja është taksa prej të cilës administrata fiskale përfiton një nivel të konsiderueshëm të të ardhurave. Në fillim të këtij viti hyri në fuqi ligji i ri i TVSH. Ndërsa në udhëzimin që shoqëron këtë ligj, përcaktohet se rimbursimi i TVSH-së kryhet nga sistemi i Thesarit.

Afatet e përcaktuara për rimbursimin e TVSH-së sipas kategorive të personave të tatueshëm fillojnë nga data e protokollimit të kërkesës për rimbursim të TVSH-së, në një regjistër të veçantë elektronik, në Drejtorinë Rajonale Tatimore.Vlera e detyrimeve të prapambetura për rimbursim të TVSH, kapnin vlerën e 7.4 miliardë lekëve

Facebook Comments

POST A COMMENT.

20 − 9 =