Basha paraqet projektin e ri të bashkisë, kredi me intersa të ulëta për bizneset e reja

Aktualitet
322
0
sample-ad
Foto-basha_5

Kushdo që dëshiron të nisë një biznes të ri, qoftë ai i vogël, do ta ketë më të lehtë falë përfitimit të kredive me interes të vogël. Është ky projekti më i ri i Bashkisë së Tiranës mbështetur nga Fondi shqiptaro-amerikan për Zhvillim, që pritet të vihet në jetë së shpejti. Po ashtu, një projekt i ri i cili pritet të ndryshojë imazhin e kryeqytetit, është edhe rehabilitimi i sheshit Avi Rustemi në zonën e Pazarit të ri.

Kryebashkiaku Basha i cili prezantoi dy projektet në prani të kreut të Fondit shqiptaro-amerikan për Zhvillim Granof i bëri thirrje qeverisë të mos bllokojë nisjen e tyre.

Për herë të parë Bashkia e Tiranës ofron fonde për t’i ardhur në ndihmë ekonomisë së qytetit përmes kredive dhe huave me terma shumë të favorshme për këdo që do të fillojë një biznes me plan solid, qoftë i vogël, apo akoma më mirë nëse arrin të punësojë më shumë sesa vetëm familjarët. E rëndësishme kjo në kohën kur ekonomia është zhytur në krizë. Synojmë të rikthejmë shpresën tek ekonomia e Tiranës. Fonde për ata që të mos braktisin qytetin e tyre duke i bërë të mundur kredi me terma shumë të favorshëm. Është pjesë e programit tim për zhvillimin ekonomik të Tiranës. Qytetarët e Tiranës paguajnë bllokimet, mijëra familjarë, ndërtues, inxhinierë etj vuajnë pasojat e bllokimit të paligjshëm të Bulevardit të ri, koncesionin e terminalit, për investime në rrugët. Vuajnë pasojat e luftës politike që i është shpallur Bashkisë por që faturën e paguajnë qytetarët. Uroj që projekti i pazarit të ri, në të cilin ftoj të marr pjesë edhe qeveria, se 45 % të buxhetit e nxjerr nga xhepat e qytetarëve të Tiranës, të mos bllokohet. I bëj thirrje të bëjë të mundur hapjen e punimeve”, u shpreh Basha.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five × one =