Deputeti Berisha xheloz, shpërndan foton "sekrete" të kryeministrit Rama që drekon me një nga drejtoreshat

AktualitetKryesore
467
0
sample-ad

“Çaste lumturie! Drejtoresha e re e hipotekes ne Vlore e ka merituar plotesisht besimin e Rames!” Komenton ish Presdienti, ish kryeministri, ish kreu i Partisë Demokratike, aktualisht deputeti Berisha, në postimin e bërë.

Kreu i qeverisë Edi Rama i cili ka qënë në një drekë miqësore, ka bërë edhe një foto me një nga drejtoreshat që ka emëruar.

Sikundër shihet edhe në foton e publikuar nga doktor Berisha, ai po ndan disa momente të bukura me drejtoreshën e re të Hipotekës së Vlorës, Loreta Tozaj–Alushi.

Por, ndoshta i mikluar nga skena dhe xhelozia ish kryeministri Sali Berisha, të cilit nga një morri funksionet e mëparshme i ka mbetur vetëm kartoni i deputetit, nuk ka nguruar të publikoj së bashku me foton edhe një koment të vetin për skenën dyshe Rama-Alushi.

“Çaste lumturie! Drejtoresha e re e hipotekes ne Vlore e ka merituar plotesisht besimin e Rames!” Komenton deputeti Berisha, në postimin e bërë në faqen e tij të rrjetit facebook.

prehrin

Facebook Comments

POST A COMMENT.

19 − 14 =