Avioni i Divjakës, sipas dosjes së dorëzuar në Gjykatë

AktualitetKronikeKryesore
340
0
sample-ad

Për llogari të kësaj dosjeje janë arrestuar piloti italian Giorgo Riformato, organizatori i kësaj linje të trafikut të drogës Sajmir Bajrami dhe dy paketuesit e lëndës narkotike Kleviol Ahmetaj dhe Aurel Pupa, ndërsa janë shpallur në kërkim ish-agjenti i antidrogës në policin e Fierit Mariglen Ymeraj dhe personi që ka gjetur lëndën narkotike dhe personat që paketuan atë, shtetasi Gerti Demçe.

 Prokuroria e Krimeve të Rënda ka mbyllur hetimet dhe ka dorëzuar për gjykim dosjen penale ndaj gjashtë të pandehurve, të cilët me anë të avionit “Piper” tentuan pasditen e datës 10 maj të 2013 të trafikonin drejt Italisë 305 kg hashash. Këtë e kanë bërë public burimet e tv – ABC News, sipas të cilave: për zbardhjen e roleve të të përfshirëve në këtë rrjet kanë kontribuar me dëshminë e tyre Sajmir Bajrami dhe Kleviol Ahmetaj, të cilët kanë treguar me detaje të gjitha veprimet e kryera. Ndërkohë që hetuesit kanë thënë se Giorgio Riformato kishte pranuar të bëntë transportin e lëndës narkotike në rrugë ajtore nga Shqipëria drejt Italisë kundrejt çmimit prej 400 euro për 1 kg drogë.

Mallin e kishte siguruar në Shqipëri ish-agjenti i policisë Mariglen Ymeraj së bashku me baxhanakun e tij Sajmir Bajrami, i cili ishte edhe personi i kontaktit në itali me pilotin Riformato. Por ish-agjenti i policisë Ymeraj, njëherazi kishte gjetur me ndihmën e Gerti Demçes edhe dy personat e arrestuar Ahmetajn dhe Pupen për paketimin dhe më pas ngarkimin e lëndës narkotike në avionin që u rrëzua në plazhin e Divjakës.

Në dosjen e dorëzuar në gjykatë, prokurorët argumentojnë se Riformato pavarësisht qëndrimit mohues është filmuar nga kamerat e sigurisë së hotelit së bashku me Bajramin, me të cilin kishin parë edhe plazhin e Divjakës një ditë para se avioni i tij të ngec në rërën e plazhit. Në momentin e arrestimit, policia gjeti sasinë prej 305 kg hashash si dhe Bajramit iu gjetën një sasi prej 27 mijë eurove, që mendohet se ishte kësti i parë i pagesës për pilotin që do të kryente transportin.

Sipas dosjes së dorëzuar në gjykatë, mësohet se hetimet për bashkëpunëtorë të tjerë janë veçuar pasi është dërguar letër-porosia edhe në shtetin fiqnjë. Nga ana tjetër, hetuesit nuk kanë gjetur përgjegjësi penale për kullën e Alb-Kontrollit në Rinas të cilët i kanë dhënë lejë pilotit Italian për të ndryshuar itinerarin e fluturimit, ku edhe ka ngecur në plazhin e Divjakës, citon tv “ABC-News”

Facebook Comments

POST A COMMENT.

thirteen + 7 =