Greqi, shqiptarja që për para mohoi familjen dhe origjinën

AktualitetKryesore
248
0
sample-ad

Emigrantët që punojnë dhe jetojnë në Greqi përveç përfaqësimit që i bëjnë vetes së tyre, ata nuk duhet të harojnë që janë Shqiptarë dhe se një ditë do të kthehen në vendëlindjen e tyre. Por e kundërta ka ndodhur në një program televiziv në shtetin fqinj në Greqi, ku pjesë e emisionit “Momenti i të vërtetës” ka qenë edhe shqiptarja Pamela Beqari.

Përgjigjet e Pamelës ishin shumë të shkurtra dhe ato mateshin nga një  aparat që kur jepej përgjigja “po” ose “jo”,  vërtetonte  nëse përgjigja ishte false apo e vërtetë. Në një nga përgjigjet e saj Pamela ka mohuar njërin nga prindërit, vetëm për të mos pranuar origjinën shqiptare. Ndërsa në pyetjet e tjera ajo pranoi se kishte pasur lidhje me pronarët grekë në vëndet ku kishte punuar e punonte vetëm për përfitime monetare, por dhe se do të bënte gjithçka për të siguaruar para. Madje se ishte e gatshme që të luante një film porno në qoftëse do ti ofrohej një shumë prej 50 mijë euro.

Në studion e televizionit “Antena” ndodhej edhe familja e Pamelës, e cila ngeli e habitur nga përgjigjet e saj, madje në një moment mamaja e saj nuk u ndje mirë, duke detyruar moderatoren të ndërpriste pyetjen dhe ti shkonte pranë për ta qetësuar.

Në videon që po sjellim janë fragmente të shkurtuara nga emisioni “Momenti i të vërtetës” dhe përgjigjet e shqiptares Pamela Beqarit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

13 + 14 =