Maldini :"Milan të luftojë me traditën. Ai moment kur u zura me Materazzin…"

Sport
247
0
sample-ad
19cal05f1_mediagallery-article

Ish-kapiteni emblemë kuqezi rrëfehet në GazzettaTV:”Një stimul ishin fjalët e prindërve të tjerë mbi faktin që isha djalë i një legjende. Dhe kur isha 34 vjec vazhdonte dikush të thoshte se isha mbetur i tillë :cfarë besdisjeje”

Cdo kush do të donte të shihte atë të luante akoma dhe të dëgjonte të flitej për historinë e tij. Paolo Maldini ishte bandiera kryesore e Milanit , sigurisht dhe një simbol emblematike e një kombëtareje italiane me potencial por që nuk fitoi kurrë.Por ka qënë dhe është akoma dicka më shumë: dallohet kur emocioni e pushton kur rrëfehet në “Condo Confidential”,në GazzettaTv.

Vlera-Kur kam ardhur për herë të parë në ekipin A të Milanit ,kam marrë shembuj nga persona të heshtur që flisnin në fushë , si Franco Baresi. Tani kanë ndryshuar kohërat: fillimisht nuk ishin TV në dhomë,ishte më e thjeshtë të ndërtoje një grup ,rrihej nmë shumë bashkë.Kohët e fundit nuk shihet fare nga traditat dhe vlera e vërteta të Milanit”.

Ngjitja-Maldini Paolo,djali i Cesares,flet për vështirësin e të hequrit nga shpatullat nga fillimi i tij etiketën e të rekomanduarit:”Në fushat e periferive dëgjoja gjithnjë zërat e prindërve të fëmijëve të tjerë që më etiketonin dhe mua kjo nuk më pëlqente por më jepte shumë stimul.Më pas kam gjetur karakterin e babit shumë herë gjatë karrierës time”.Dhe shumë trajnerë:“Jam qënë fatlum në tempistikën e trajnerëve që kam pasur.Liedholm më ka lënë në pritje përpara se të debutoja: më dha qetësinë,thoshte se futbolli është vetëm një lojë.Pastaj kam pasur Capellon tek Primavera dhe ishte perfekt sepse të mësonte gjëra të tjera për nivel profesionist. Sacchi më ka mësuar shumë dhe në momentin më të mirë të karrirës time kam pasur sërisht Capelon i cili më dha mundësinë e thjeshtë të luaja si lojtar i madh.Zaccheroni më ka dhënë një input në nivelin fizikë dhe në fund Ancelotti , aty ku nxora më të mirën time. Ishte viti 2002-03 ishte sezoni post botërorit. Të gjithë më njihnin si një lojtarë të mbaruar dhe kam bërë atë vit sezonin më të mirë të gjithë karrierës time.Atë sezon fituam Championsin dhe ndeshjet nga eliminatoret i kam luajtur që nga fillimi. I fituam dhe ishte një shenjë e rëndësishme”.

Napoli-Milan-Flitet për garën kampionat të vitit 88′:”Maradona tha se nuk deshte të shihte asnjë banderolë për Milanin. Ishte logjike luhej për kampionat. Ishte një kundërshtar shumë simpatik, vinte gjithnjë me dhimbje,ankohej , pastaj hynte në lojë dhe ishte një monstër”.

Kombëtarja-“Në Italia’90 kemi luajtur gjithnjë në Romë:fakti i ndërimit të qyetit na destabilizoi edhe pse në Napoli luajtëm ndaj Argjentinës së Maradonës. Finalja e drejtë duhet të ishte Itali-Gjermani , por fatkeqësisht nuk shkoi kështu. Në 94′ i shkova akoma më afër:luhej në kushte absurde,ishin shumë lojtarë klasi dhe të mëdhenjë , por nuk mundëm të bënim lojën tonë në nivele të larta. Të presësh një finale botëri ishte një ndjesi e papërshkrueshme , po nëse nuk reziston dot tensionin është e vështirë. Baggio? Nuk u paraqit në stërvitjen e orës 8 përpara garës me Brazilin që ishte në orën 12.30 :askush nga ne nuk e dinte nëse do të luante apo jo. Në 2002 ishte një Botëror i drejtuar keq :një gazetar ,pas sfidës me Kroacinë , më pyeti nëse unë luaja sepse isha një i rekomanduar. Nuk u paraqita më në konferencë shtypi. Më pas i thashë stop kombëtares.”

Faullat-Kam bërë debate me Bertin,Mutu,Materazzin. Ai më bëri të pezullohesha. Kur gjaku nxehet shpërthen  , unë njeri jam dhe gjaku im mund të zjehet ndonjëherë.Serena ishte një mbrojtës i mprehtë , unë hyra keq dhe ai u spostua dhe unë pa dashur godita Baresin në fytyrë. Kundërshtarët më të vështirë? Maradona, Ronaldo i cili në dy vjet tek Interi ishte fenomen,dhe Zidane”

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five − three =