Nga burgu, Mark Frroku autorizon regjistrimin e Partisë së tij në KQZ

KryesorePolitike
396
0
sample-ad
froku

Partia Kristian Demokrate e Mark Frrokut u regjistrua sot në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

Me 7 vota pro, Partia Kristian Demokrate u regjistrua sot në KQZ.

Kreu i kësaj partie Mark Frroku ndodhet në qelitë e paraburgimit, pas autorizimit të dhënë nga Kuvendi, sepse drejtësia në Belgjikë e akuzon atë për një vrasje të kryer në vitin 1999, ndërsa drejtësia shqiptare e akuzon për mosdeklarim pasurie dhe fshehje të saj.

Avokatët e tij kanë mundur të marrin firmën e Mark Frrokut në qelitë e paraburgimit, për të dorëzuar sot dokumentacionin në KQZ.

Gjithashtu u regjistruan në KQZ edhe shtatë parti mes të cilave PR e Fatmir Mediut, Partia Social Demokrate e Skënder Gjinushit , Partia G99, Partia Socialiste e Vërtetë.

KQZ shpalli dy ditë më parë, 9 prillin si afatin e fundit për dorëzimin e propozimeve të kandidaturave për anëtarë të KZAZ-së.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eleven + 11 =