Kurbin, grabisin makinën bashkë me të zotin brenda saj

Kronike
270
0
sample-ad
Grabitje-me-arme

Gjatë natës së djeshme 4 persona të maskuar kanë vjedhur një automjet dhe më pas kanë grabitur një burrë në Kurbin. Autorët e këtyre ngjarjeve nuk janë identifikuar ende.

Burime nga policia bëjnë me dije se natën e sotme, rreth orës 02:10, në Sallën e Komandimit të Komisariatit të Policisë Kurbin ka telefonuar B.K., banues në Tiranë, i cili ka kallëzuar se rreth orës 02.00, në superstradën Kurbin-Fushë Krujë, duke lëvizur me mjetin Audi me targë AA 313 HV, bashkë me disa familjarë, i kanë dalë para katër persona të maskuar.

Të maskuarit udhëtonin me mjetin tip Benz me targë AA 332 LE. Ata kanë grabitur B.K duke i marrë shumën prej 15.000 lek të rinj, një orë dore dhe një telefon celular. Në vijim të veprimeve ka rezultuar se mjetin autorët ia kanë grabitur pak minuta më parë drejtuesit A. Sh, banues në Kamëz Tiranë, tek kryqëzimi i Gjormit, Kurbin.

Policia bën me dije se këta autorë kanë vjedhur me thyerje në lagjen nr 4, Laç, mjetin Benz 200, me targë UL DR 121, ne pronësi të Gj.M, banues në Laç.

Grupi hetimor ka kryer veprimet dhe në cilësinë e provës janë sekuestruar tre mjetet e sipërcituara. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorëve, ndërsa materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale të “Vjedhjes me dhunë” në bashkëpunim.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 × four =