Llalla prezanton platformën anti-korrupsion

AktualitetKryesore
242
0
sample-ad
Adriatik_Llalla_0111
Disa ditë pas vizitës pesëditore të kryeprokurorit kroat në Tiranë, kryeprokurori shqiptar, Adriatik Llalla, ka miratuar një dokument strategjik, ku janë parashikuar objektivat dhe sfidat në luftën kundër korrupsionit. Plani i miratuar parashikon një kapitull të ri sa i takon luftës ndaj korrupsionit, ndërsa listohen të gjitha hapat që do të ndërmerren deri në vitin 2017.
 Dokumenti mësohet se është hartuar në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë dhe ka marrë pëlqimin edhe të kryeprokurorit kroat që arrestoi Sanaderin. Në dokumentin strategjik anti-korrupsion, i cili përbëhet nga 27 faqe, parashikohet blerja e një sistemi të ri të avancuar përgjimi. Po ashtu, parashikohet krijimi i strukturave të posaçme për përgjimet ambientale. “Rritjen e efektivitetit dhe decentralizimin e përgjimeve të komunikimeve elektronike.
Kjo do ta bëjë më efektiv përdorimin e përgjimit si mjet i kërkimit të provës dhe do të kufizojë numrin e personave që marrin akses në këtë informacion.
Në funksion të këtij procesi synohet: Krijimi dhe funksionimi i strukturave të posaçme dhe të specializuara për kryerjen e përgjimit ambiental dhe përgjimit të komunikimeve elektronike pranë Prokurorisë për Krime të Rënda dhe pranë Njësive të Përbashkëta Hetimore; Blerja e një sistemi të avancuar bashkëkohor të përgjimit të komunikimeve elektronike; Pajisja e strukturave të mësipërme me mjete teknike bashkëkohore”, thuhet në dokumentin e Llallës.
Po ashtu, në dokument parashikohen një sërë masash për përmirësimin e punës së prokurorëve dhe stimulimin e tyre.
Përpos përmirësimit të kushteve të punës, parashikohet edhe rritja e rrogave për të gjithë prokurorët.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eighteen − 14 =