Në laboratorin e Xibrakës prodhohej kokainë

AktualitetKryesore
233
0
sample-ad
koka1

Ekspertët gjermanë të cilët kanë marrë përsipër të analizojnë kampionë të fuçive dhe solucioneve të gjendura në laboratorin e Xibrakës, kanë arritur në një konkluzion me hetimet në Shqipëri, se aty prodhohej kokainë e pastër me qëllim trafikimin në vendet e Bashkimit Europian.

Hetuesit theksuan se në to gjenden sasi të konsiderueshme kokaine.

Edhe pse kanë sjellë përgjigjet e analizave ata nuk kanë mundur dot të përcaktojne sasinë e drogës që fshihej e që do të përpunohej nga dy kolumbianët e arrestuar prej muajsh.

Ekspertët gjermanë u vetëofruan për të hetuar bashkë me prokurorinë shqiptare mbi mënyrën e trafikimit të kokainës nga Shqipëria në Gjermani nga shtetas shqiptarë por rezidente ne vendin e tyre.

Ata erdhën dhe morën kampionë të solucioneve të cilat pas nje procesi kimik shndërrohej në kokainë të pastër. Sasia mendohet të jetë shumë e madhe dhe kap vleren e miliona eurove.

Në operacionin Xibraka u arrestuan 9 persona ku mes tyre ishte nipi i ish-diktatorit Hoxha, Ermal Hoxha dhe 2 Kolumbianët të cilë ishin sjell për përgatitjen e kokainës.

Në këtë çështje prokuroria po heton në mungesë vetem Genci Xhixhon i cili rezulton dhe personi më i rëndësishëm në këtë trafik. Rezulton se ai është personi që ka kryer dhe disa transferta parash drejt Kolumbisë dhe Kubës.

Droga e sekuestruar bëhet fjalë për të paktën 121 kilogram drogë, ku rreth 100 kilogram është kokainë e përzier, 18 kg kokainë e pastër dhe 3 kilogram kokainë e papërpunuar, si dhe 3- 4  ton përzierës.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × four =