INSTAT, shifrat e papunësisë për 2014

Ekonomi
349
0
sample-ad

papunesia

Shifrat e dhëna nga institucione të ndryshme përgjegjëse mbi nivelin e papunësisë në vend, shpesh nuk rakordojnë me njëra-tjetrën, duke shkaktuar konfuzion dhe duke ngritur pikëpyetje mbi numrin e vërtetët të të papunëve.

Kështu, Instituti i Statistikave raporton të dhënat më të fundit për papunësinë, të cilat i përkasin tre mujorit të katërt 2014, ku shifra arrin në rreth 227. 8 mijë, një shifër kjo që në fakt rezulton në rritje nga një tre mujor në tjetrin, edhe pse numri i kontribuesve është rritur me 93 mijë persona gjatë vitit që lam pas.

Nga ana tjetër, referuar Shërbimit Kombëtar të Punësimit po për vitin që lamë pas, numri i papunësisë është rreth 145 mijë persona, statistikisht të papunë, por që nuk kërkojnë punë në mënyrë aktive.

Po cila nga këto shifra janë të sakta? Të dhënat e INSTAT dalin në bazë të anketimeve që bëhen tek qytetarët, Anketa e Forcës së Punës, dhe ka një shtrirje në të gjithë territorin e vendit. Ndërsa Shërbimi Kombëtar i Punësimit bën llogaritje në bazë të individëve që vetëdeklarohen në zyrat e punës si të papunë,që nuk janë të vetëpunësuar, dhe gjithashtu që janë në kërkim të punës.

Por nga ana tjetër, ka edhe nga ata individë që nuk kanë informacionin e duhur apo zgjedhin të mos regjistrohen në zyrat e punës, duke mos u bërë kështu pjesë e statistikave të papunësisë. Kështu, shifrat e INSTAT janë më pranë realitetit, çka do të thotë se niveli i papunësisë vijon të jetë alarmant.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eighteen − nine =