Prostitucion në hotel për 10 mijë lekë, arrestohet tutorja dhe klienti

AktualitetKronike
275
0
sample-ad
largea_prostitute1408553006

Një tjetër rrjet prostitucioni u shkatërrua në kryeqytet, pasi u arrestuan tre persona. Ngjarja u shënua mbrëmjen e së mërkurës, ku gjatë aksionit të oficerëve Kundër Trafiqeve të Paligjshme dy femra dhe një klient u vunë në pranga, me akuzën e shfrytëzimit dhe ushtrimit të prostitucionit.

Të arrestuarit janë Natasha Qoshlli, 64 vjeçe, 25-vjeçarja me iniciale M.P. dhe klienti i saj, shtetasi me iniciale E.L., 28 vjeç.

Sipas burimeve policore, hetimi kishte nisur tre muaj më parë, pas zbulimit të vendit që përdorte 64-vjeçarja për rekrutimin e vajzave të reja. Mësohet se tutorja kishte zgjedhur si vend për të ushtruar biznesin e saj, një hotel të një të afërmi, për të cilin ky i fundit nuk ishte në dijeni që çiftet ishin në marrëdhënien prostitutë-klient.

Deri tani efektivët e Policisë kanë arritur të dokumentojnë vetëm një rast shfrytëzimi. Burimet thanë se arrestimi është kryer në kushtet e flagrancës, në dhomën e një hoteli në autostradën Tiranë – Durrës, ku u gjetën shtetasja M.P. dhe shtetasi E.L., duke kryer marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

Ndërsa më pas, efektivët arritën të vënë në pranga edhe 64-vjeçaren Qoshllin, e cila kishte organizuar të gjithë historinë e prostitucionit dhe përfitonte përqindje të caktuara nga çdo klient që, ajo i prezantonte vajzës duke ia dërguar në hotel.

Mësohet se vajza ushtronte prostitucion për shumat që varionin nga 5 mijë deri në 10 mijë lekë të rinj. Ndërsa personi që u arrestua bashkë me të gjatë aksionit, kishte paguar shumën prej 10 mijë lekësh, 50 për qind të së cilës e përfitonte tutorja 64-vjeçare.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

10 − two =