Durrës, ndalohet 25-vjeçari me 20 kg eksploziv, gati për shpërthim

KronikeKryesore
192
0
sample-ad
policia durres_10

Një person me precedentë të mëparshëm penalë është arrestuar me 20 kg eksploziv C4,  në Durrës.

Mësohet se në prangat e policisë ka rënë Fatjon Mexhaj, nga Vora. Ndalimi i 25-vjeçarit u bë i mundur në sajë të një operacioni të koduar “C4&CO”nga sektori i Antitrafikut në Durrës, mesnatën e së premtes më 3 prill, në Sukth.

Vëllai i Fatjonit, Albin Mexhaj, 30 vjeç, rreth një vit më parë u arrestua nga policia e Tiranës për armëmbajtje pa leje, ndërkohë që gjatë hetimit u zbulua se ishte një nga personat që furnizonte me armë vrasësin me pagesë Julian Sinanaj.

Sipas policisë së Durrësit, dyshohet se sasia e eksplozivit ishte gati për shpërthim. Ndërkohë, po punohet për të identifikuar të dyshuar të tjerë që mund të kenë lidhje me këtë ngjarje.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twenty + 15 =