Gjykata hedh poshtë provat e Prokurorisë, Arben Frroku shpallet i pafajshëm. Tani i hapet rruga për deputet

KronikeKryesore
197
0
sample-ad
arben frroku

Pas 48 seancash gjyqësore, Arben Frroku është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda për akuzën e vrasjes së Dritan Lamajt në 2013 në Tiranë.
Në seancën e sotme, Gjykatësi Dritan Halluni nuk ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për burgim të përjetshëm, por e ka shpallur atë të pafajshëm.

Në ndryshim nga seancat e mëparshme, gjyqtari Dritan Halluni ka lejuar kamerat duke lexuar të plotë vendimin përfundimtar të gjykatës. Në bazë të këtij vendimi, gjykata ka hedhur poshtë edhe dëshminë e bërë nga dëshmitari i ngjarjes Arben Ndoka.

Sipas gjykatës, nisur nga pamjet filmike, Arben Ndoka ka kaluar në vendin e ngjarjes 4 minuta pas vrasjes dhe trupi i pajetë është marrë nga personat në ngjarje për ta dërguar në spital. Për gjykatën kjo është e mjaftueshme për ta hedhur poshtë deklaratën e dëshmitarit Ndoka.

Në vendimin e saj Gjykata është shprehur se eksperimenti kohor i rrugës Tiranë -Kakavijë është i papërfillshëm për gjykatën në harkun kohor të paraqitur.

Po ashtu prova tjetër që ka të bëjë me përgjimet e transkriptuara për 12 shishe xhin që ka porositur Frroku pas vrasjes, për gjykatën kjo është e pavërtetë pasi janë në fakt 3 shishe. Për gjykatën kjo është një provë e gabuar e Prokurorisë.

Ora 15:15 Avokati: Jemi të kënaqur, do të kërkojmë dëmshpërblim

Gjatë seancave gjyqësore u provua se Arben Frroku nuk kishte lidhje dhe në momentin që ndodhi vrasja ai ishte në Selanik. Jemi të kënaqur me këtë vendim dhe nga ana tjetër Prokuroria me argumente që nuk qëndrojnë, që të jetë objektivisht edhe në Tiranë edhe në Selanik nuk mund të kishte kryer vrasjen. I ndjeri ka pasur lidhje edhe me shumë persona të tjerë dhe Prokuroria duhet të kishte hetuar edhe në pista të tjera. Jam shumë i kënaqur për Arben Frrokun dhe për vuajtjet që ka kaluar. Besoj që patjetër do ta orientojmë në këtë drejtim për të kërkuar dëmshpërblim.” –tha avokati i Frrokut.

 

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 × three =