Arrestohet trafikanti shqiptar "idiot", publikoi foto i rrethuar me para

AktualitetKryesore
1.1K
0
sample-ad
trafikanti

Publikimi i disa fotove në “Twitter” i ka kushtuar shtrenjtë një 24-vjeçari shqiptar që jeton në Londër.

Olsi Beheluli publikoi në profilin e tij në rrjetin social dy foto ku shfaqej me shumë të mëdha parash, rreth 250 mijë paund.

olsi2Publikimi i këtyre fotove ka qenë një indikacion për policinë, e cila pas hetimeve ka zbuluar se shqiptari ishte shpërndarës droge.

Oficerët e Agjencisë Kombëtare të Krimit pas bastisjes së shtëpisë së tij në veriperëndim të Londrës, gjeti fotot e Olsit në telefonin e tij iPhone.

Olsi-Beheluli-24-poses-with-around-£250000-in-cashBeheluli, bashkë me dy miqtë e tij, Besim Topalli, 29 vjeç dhe Azem Proshka, 23, përdornin një “shtëpi të fshehtë” në Neasden, ku u gjetën dokumente me identit të rremë dhe peshore.

Oficerët gjithashtu gjetën kafeinë pudër dhe paracetamol, të cilat besohet se janë përdorur për të përzier drogë.

Beheluli u dënua për trafikim të drogës së klasit A në gjykatën Blackfriars Crown dhe u dënua me 11 vite burg, këtë të mërkurë.

image (1)Ndërsa dy miqtë e tij, Proshka dhe Topalli u dënuan me nga 10 vite burg, për trafik droge, pastrim parash dhe dokumente false. Ata do të dëbohen në Shqipëri në përfundim të dënimit.

olsi4“Beheluli, duket se bënte një jetë të klasit të lartë dhe luante dhe kumar me paratë që fitonte nga shitja e drogës, por në fund fati i tij ka e kishte”, shprehet komandantin i Agjencisë Kombëtare të Krimit, Oliver Higgins.

image (2)“Këta të rinj ishin përfshirë në trafikimin e sasive të mëdha të drogës së cilësisë së lartë, gjë e cila demonstrohet nga sasia e madhe e parave cash, kokainës dhe heroinës së sekuestruar.”

Zyrtarët thonë se, ata e dinin që po ndiqeshin dhe besohet se ata kanë dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

image (3)Sasia e kokainës dhe heroinës së sekuestruar, në rrugë kap një vlerë prej 4 milionë paund.

Në një postim në “Twitter”, Beheluli shkruan: “E dashuroj punën time”, tekst që shoqërohej me shumë shenjta dollari. Ky status u postua një muaj para se ai të arrestohej.

olsi24-vjeçari e përshkruan veten në rrjetin social si aktor dhe model. Ai thotë se paratë nuk janë të tijat dhe se fotoja është bërë tek shtëpia e një të afërmi të tij në Shqipëri.

Por, oficerët e policisë vërtetojnë se ato janë realizuar në apartamentin e tij në Londër.

Ata gjithashtu kanë gjetur dhe baste të vëna nga Olsi me vlerë 12 mijë paund.

olsi3Në llogarinë e tij të studentit ishin të depozituara 24 mijë paund, për të cilat Beheluli pretendon se i ka fituar nga bastet e luajtura gjatë Kupës së Botës.

Nga kontrolli në shtëpinë ku jetonin tre shqiptarët e dënuar, u gjetën monedha në paund dhe euro që në totali kishin një vlerë prej 100 mijë paund.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

12 − three =