70 të vrarë në Universitetin e Garissas në Kenia pas një sulmi terrorist

Aktualitet
310
0
sample-ad

Të paktën 70 pengje u vranë gjatë një sulmi të grupit militant islamik Al Shabab në një universitet në verilindje të Kenias. Të paktën 79 persona u plagosën dhe më shumë se 500 studentë janë shpëtuar nga kampusi i universitetit Garissa. Ministri i Brendshëm i Kenias tha se katër terroristë janë vrarë, por operacioni vazhdon.

Një zëdhënës i grupit terrorist tha më herët: “Fillimisht i ndamë studentët dhe liruam myslimanët. Brenda në godinë ka shumë të krishterë të vdekur. Po ashtu po mbajmë peng shumë të krishterë të gjallë.

Luftimet vazhdojnë”. Një student i mbijetuar tha: “Personat e armatosur thërrisnin ‘ne jemi Al Shababi’. Nëse je i krishterë, të vrisnin në vend. Sa herë dëgjoja një krismë, mendoja se do vdisja. Nga dritarja e dhomës pashë persona me uniforma. Ishte ushtria. Ata na nxorën mua dhe 20 studentë të tjerë nga godina”.

Qeveria e Kenias ka bërë me dije se personi që ka ideuar këtë sulm është Mohamed Kuno, një zyrtar i lartë i al-Shababit.

 

Kenyan police officers, pictured, take cover across from the University during the terrorist gun attackStudents fled the area, some of them in bare feet, after the al-Shabaab terrorists launched their attack The gunmen said they already released any students they believed were fellow Muslims Students ran for their lives as the terrorists launched their indiscriminate attack on the college campus

sample-ad

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twenty − nineteen =