Policia e Tiranës arreston të shpallurin në kërkim, zbulon municione luftarake dhe një të vetvarur në banesë

AktualitetKronikeKryesore
989
0
sample-ad
drejtoria-e-tiranes

Në një zone shkurrishteje në Sauk të Vjetër, Policia e Tiranës ka arritur të gjejë sasi municionesh luftarak, 190 copë fishekë, model 56m, 60 copë fishek model 54, 12 copë granata, 25 copë ndezësa elektrik të vitit 1977. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Ndërkohë është bërë e mundur kapja e personit në kërkim Kleant Porja, 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi ky shtetas është shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në Burg” për veprën penale “Mbajte pa leje të armëve luftarake”.

Gjithashtu në rrugën ‘’Beqir Rusi’’, në banesën e tij, shtetasi Belul Bonaj, 62 vjeç ka varur veten. Nga kqyrja e jashtme e kufomës nuk u vërejtën shenja dhune në trup. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

 

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five × one =