Arrestohet shefi i Interpol Tirana, akuzohet se fshehu dosjen nga Belgjika për Frrokun

KronikeKryesore
201
0
sample-ad
bajraktari

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar mbrëmjen e djeshme Artan Bajraktarin me detyrë shef i “Interpol Tiranës” dhe Loreta Alla ish-shefe e “Interpol Tiranës”.

Arrestimi i dy zyrtarëve ka ardhur pas hetimit të mëtejshëm të dosjes “Frroku”, ku ka rezultuar se Bajraktari dhe Alla nuk kanë bërë të mundur dërgimin e kërkesës së “Interpol Brukselit”, në Ministrinë e Drejtësisë për deputetin Mark Frroku.

Kreu i Interpol Tiranës, Artan Bajraktari dhe specialistja e kësaj njësie, Loreta Alla akuzohen për “shpërdorim detyre”.

Arrestimi është kryer në kuadër të hetimit të mëtejshëm të dosjes së Mark Frrokut në lidhje me ngjarjen kriminale për të cilën akuzohet në Belgjikë.

Mësohet se Frroku ka qenë në kërkim nga Belgjika që në janar të 2015, çka nuk është transmetuar në institucionet shqiptare nga Interpol Tirana.

Kujtojmë se deputeti Frroku rezulton se është i dënuar me 10 vite burg në Belgjikë, për shkak se akuzohet se ka vrarë në vitin 1999 një tjetër shtetas shqiptar. Arrestimi i dy zyrtarëve të Interpol Tiranës bëhen pak orë përpara se Këshilli i Mandateve të vendos për kërkesën e Prokurorisë së Përgjitshme, ku kërkohet arrestimi i Frrokut për këtë çështje.

Artan Bajraktari ka mbajtur postin e drejtuesit të Interpol Tiranës në vitet 1999-2005, për tu rikthyer sërish në këtë detyrë në tetor të 2014 pas ardhjes në pushtet të mazhorancës aktuale.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 × two =