Si të theksosh ngjyrën e syve

Tendence
1.3K
0
sample-ad
sy

Të lindurit me sy të bukur janë me fat, por ato që i kanë sytë më ngjyrë janë dyfish me fat. Nuk kanë nevojë për shumë grim për të rënë në sy, sepse u mjafton gjithmonë ngjyra e syve.

Megjithatë, edhe për to ekzistojnë disa këshilla grimi:

Sytë e kaltër

Meqenëse janë sy që krijojnë një iluzion të mrekullueshëm optik, me sytë e kaltër grimi nuk duhet tepruar. Bluja është nunca që nuk do të këshillohej shumë për sytë e kaltër, ndërsa bluja marine, ngjyrë hiri apo apo çokollata janë të këshillueshme për të theksuar syrin. Po ashtu, jepu hije syve edhe me ngjyrën vjollcë, e cila është një zgjedhje që vë në pah ngjyrën e kaltër, sidomos nëse është e errët.

Sytë blu

Ju që i keni sytë si bluja e thellë e detit nuk keni nevojë për asgjë. Mjafton t’i lini siç janë. E mirë është që të mos i ngarkoni me asnjë lloj bluje, sepse në këtë mënyrë do t’ua zbehësh atyre ngjyrën. Nëse fytyra ka një pamje të ëmbël, atëherë këshillohet që të përdorësh tonalitetet e së verdhës dhe së kuqes do të ishin zgjedhje e mirë. Nëse lëkura e fytyrës është e bardhë, këshillohet të përdorësh tonalitete të ftohta si jargavani.

Sytë jeshilë

Ndryshe nga sytë blu, sytë jeshilë me një bojëqielli shumë të lehtë, sepse ngjyra e gjelbër e irisit të syve është më dominuese. Ngjyrat ideale për sytë jeshilë janë kryesisht tonet me nuanca të ëmbla. Gjithmonë nëse do t’i theksosh sytë, përdor tonalitetet e jargavanit, kumbullës dhe lejlasë. Po ashtu, të gjitha nuancat e së kuqes do t’i bëjnë sytë e ty të duken edhe më të bukur.

Tonet më të mira për syjeshilet janë ato të ngrohta, por edhe hijet kafe ose gri janë të duhura, pasi i japin një pamje shumë të butë dhe shumë femërore. Ngjyra vjollcë dhe tonalitetet e saj, zakonisht u rri mirë të gjitha ngjyrave të syve, por në sytë e jeshilë është më e dallueshme.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eight + fifteen =