Lefter Maliqi i vendosur për fitoren e Beratit: ”Do përballojmë çdo presion, manipulim dhe blerje votash..!”

AktualitetKryesore
650
0
sample-ad

“Berati do jetë supriza e zgjedhjeve për te djathtën në vend,si ogur i mirë për ti paraprirë fitores së radhës të së djathtës në zgjedhjet e përgjithshme qofshin këto dhe të parakohëshme”!

“Nuk është delir por realitet! Me ndarjen e re diferenca e të majtës me të djathtën në Bashkinë e Beratit është mbi dhjetë mijë vota, pasi katër komunat dhe qyteti që i bashkohen Bashkisë Berat drejtohen nga e majta!

Beteja është tepër e forte pasi, përvec bastionit te majtë përballja do jetë edhe me shtetin, me deputetët dhe ministrat!

Ne do fitojmë edhe ministër po të jetë përballë, si kandidat i së majtës!

Do përballojmë çdo presion, manipulim dhe blerje votash!

Vota popullore do jetë masive të majtë dhe të djathtë bashkë për ndryshimin e shumëpritur në infrastruktur, turizëm, sport, kulturë, mirëqenie, punësim etj., me vepra të mbajtura, prova që janë dhënë më parë!

Berati do jetë supriza e zgjedhjeve për te djathtën në vend,si ogur i mirë për ti paraprirë fitores së radhës të së djathtës në zgjedhjet e përgjithshme qofshin këto dhe të parakohëshme!

Ska kthim prapa, së bashku drejt fitores së sigurt për kthimin e besimit tek banorët e Beratit! Fitore!”

Lexohet në tekstin e mesazhit që ish deputeti i Beratit, Lefter Maliqi, ka shpërndarë në faqen e tij të rrjetit facebook, disa minuta më parë, dhe që ka ngjallur reagimin e menjëhershëm të jo pak lexuesve.

Kujtojmë se Lefter Maliqi është i pari në listën e kandidatëve të propozuar nga dega e PD-së së qytetit muze, si garues për postin e kryebashkiakut të qytetit të Beratit. Qëndrimin e tij pro fitores ai e ka shfaqur edhe në disa prononcime të mëparshme mediatike, ndërkohë që analistë dhe opinionistë e shohin kandidimin e Maliqit si të vetmin shans që e djathta të mund t’a heq Beratin nga harta e fitoreve historike të së majtës. Kjo pasi, siç dihet tashmë, përballë tij do të jetë një kandidaturë e LSI-së, forcës poltike nga e cila, vite më parë Maliqi u divorcua për të ruajtur moralin e pastër, e që për ta fituar bashkinë e Beratit do të përdor të gjitha mjetet e metodat e duhura. Por Maliqi shihet edhe si kandidatura e vetme që mund të thithë votat e socialistëve të pakënaqur, nga lënia e Bashkisë në dorë të LSI-së, si edhe e atyre që kanë vendosur të mos marrin pjesë në votime.  shtypi.net

Facebook Comments

POST A COMMENT.

ten + 15 =