Nata e parë në qeli për deputetët Doshi dhe Frroku

AktualitetPolitike
301
0
sample-ad
tom-doshi-mark-frroku-noa

Ndoshta mund të ketë qenë një nga netët më të vështira, pasi nga Kuvendi e kanë gjetur veten të arrestuar.

Deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku, të arrestuar pasditen e së enjtes pas votimit në Kuvend të kërkesës së Prokurorisë për prangosjen e tyre, kanë kaluar natën e parë si të ndaluar.

Mësohet se dy depuetët ju janë nënshtruar procedurave standarde të të ndalurve si dhe ju janë marrë shenjat e gishtave.

Atyre u janë hequr rripat e pantallonave dhe lidhëset e këpucëve si dhe me procesverbal ju janë marrë gjithë sendet personale që mbanin me vete. Pas kësaj dy deputetët janë dërguar në dy qeli të ndryshme ku dhe kanë kaluar natën.

Mësohet se Doshi ka qenë i qetë, për dallim nga Frroku i cili në shenjë nervozizmi ka pirë cigare pa rreshtur.

Bëhet e ditur se deputeti Doshi ka pasur luhatje tensioni, por pavarësisht kësaj gjendje nuk ka kërkuar asistencën e mjekëve. Doshi dhe Frroku janë takuar me avokatët e tyre brenda qelive, ndërsa familjarët ju kanë çuar veshje dhe ushqim.

frroku

Facebook Comments

POST A COMMENT.

sixteen − 6 =