Zbardhet tragjedia ajrore në Francë, piloti i dytë e përplasi qëllimisht avionin

AktualitetKryesore
148
0
sample-ad
article-3012053-27035D0E00000578-701_964x429

Përgjegjës për tragjedinë ajrore dje në Francë është piloti i dytë që drejtonte Airbus 320. 28-vjeçari Andreas Gynter Lubitc, ka mbyllur kabinën duke lënë jashtë pilotin e parë, dhe më pas ka drejtuar avionin drejt shpatit të malit, duke u marrë jetën 150 personave në bord. Ky lajm konfirmohet nga hetuesit francezë, pas eskpertimit të kutisë së zezë.

Nga regjistrimet zanore në kutinë e zëzë, dëgjohet piloti i parë me emrin Patrik, që të bërtasë dhe të godasë me forcë derën e kabinës, duke i kërkuar kolegut të tij të futet brenda. Por 28-vjecari Lubitc, nuk kthente asnjë përgjigje. Piloti i parë kishte lënë komandën e drejtimit të avionit për të shkuar në tualet.

Mbyllja e kabinës me kod sigurie u bë pas sulmeve të 11 shtatorit në Amerikë. Ky kod mund të çaktivizohet vetëm manualisht nga brenda.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

17 + ten =