AKU aksion në Elbasan, asgjeson 2.5 ton patatina të skaduara

AktualitetKryesore
270
0
sample-ad
aku

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Elbasan ka vijuar aksionin për asgjësimin e produkteve ushqimore që u ka përfunduar afati i përdorimit.

Gjatë një aksioni organizuar ditën e sotme, AKU ka asgjësuar rreth 2.5 ton patatina të ambalazhuara, sasi kjo qe ishte jashtë kushteve të përdorimit, pasi i kishte kaluar afati dhe prej disa kohësh ishin të skaduara.

Sipas kreut të AKU në Elbasan, Zenun Bullari, “në kuadër të aksionit të parandalimit dhe hedhjes në treg të produkteve ushqimore që u ka kaluar afati i përdorimit, AKU është e vendosur të bëjë asgjësimin e çdo produkti që nuk përmbush kushtet e përdorimit”. Sipas tij, asgjësimi i këtyre produkteve është bërë edhe në bashkëpunim me bizneset poseiduese të cilat janë treguar të gatshme të bashkëpunojnë me institucionin për të eliminuar patatinat e skaduara.

Aksioni i AKU është zhvilluar në bashkëpunim edhe me Drejtorinë e Doganës dhe ARM. Asgjësimi i produkteve është kryer me djegie.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twelve + 20 =