Ibrahimovic:"Askush nuk do të më zbresë nga froni im"

Sport
375
0
sample-ad

Zlatan-IbrahimovicSSulmuesi i PSG rikthehet tek shpërthimi pas sfidës me Bordeaux :”Ministrat dhe gazetarët nuk më bezdisin fare”

Stokolmë – “Duan të më tërheqin poshtë nga maja,por nuk do t’ia arrijnë dot. Ndihem mirë në majë dhe aty do rikthehem”.Zlatan Ibrahimovic flet sërisht mbi pandemonion e nisur nga shpërthimi përpara kamerave në korridoret e dhomave të zhveshjes pas përfundimit të sfidës me Bordeaux. “Gjithë kjo që po ndodh në Francë,polemikat,kritikat,turbulencat mua më duken normale”,ka thënë suedezi për mediat në Stokolmë përpara sfidës me Moldavinë. Ibra ka thënë se atij i intereson vetëm opinioni i personave që ka afër “gjithë të tjerët nuk më interesojnë,nuk më ngacmojnë fare fjalët e tyre edhe nëse bëhet fjalë si për ministra ashtu si dhe për gazetarë.Cfarë ikën , kthehet prapë”

Episodi-Pas shpërthimit,Ibrahimovic kërkoi falje duke thënë se ato fjali nuk i ishin drejtuar Francës dhe popullit francez ,megjithatë ai nuk ka bërë hap pas ndaj kritikave drejtuar arbitrit  Jaffredo,shkaktari i këtij episodi. “Pyetja që duhet të më bëni është përse unë u nxeha,por asnjëri nuk ka folur”,shtoi Ibrahimovic duke mbështetur se polemikat e nisura më vonë nuk janë në propocion me kritikat.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fourteen − 7 =