Andi Lila:Fitore që na afron në Euro2016

Sport
437
0
sample-ad



Pas trajnerit De Biasi, edhe lojtarët e kombëtares shqiptare janë të mendimit se Armenia është një skuadër e fortë, pavarësisht se për momentin ndodhet në vendin e parafundit në grup me 1 pikë. 

Mbrojtësi kavajas Andi Lila shprehet se fitorja e së dielës do t’i rriste shpresat e kuqezinjve për kualifikimin e parë në një Europian. 

“Kemi respekt maksimal për Armeninë, sepse fitorja si me Armeninë edhe me Danimarkën apo Portugalinë vlen tri pikë. Nëse fitojmë, vazhdimësia jonë në këto eliminatore do të jetë fantastike”, u shpreh Lila.

Naser Aliji, një nga prurjet e reja të De Biazit për këtë ndeshje deklaron se është pritur mirë nga stafi dhe lojtarët e kombëtares. Konkurrenca në repartin e mbrojtjes është e madhe, por kjo gjë nuk e frikëson 21-vjeçarin, i cili është i gatshëm që të japë maksimumin për fanelën kuqezi. 

 

“Ndihem shumë krenar që jam pjesë e kombëtares edhe pse përfaqësoj Iliridën. Këtu më kanë pritur shumë mirë dhe ndihem si në shtëpinë time. Kam folur me Alban Bushin dhe Paolo Tramezzanin, të cilët më kanë shpjeguar sesi është situata në kombëtaren shqiptare. Të gjithë e dimë se sa futbollist i mirë është Ansi Agolli në krahun e majtë të mbrojtjes, gjithsesi unë do të jap maksimumin në stërvitje për të qenë i gatshëm në çdo moment për të dhënë kontribut për ngjyrat kuqezi”, theksoi Aliji.



Facebook Comments

POST A COMMENT.

five × 1 =