Halili :Ndikumana do të ndëshkohet

Sport
211
0
sample-ad

 

Presidenti i Tiranës, Refik Halili ka reaguar me një qëndrim zyrtar në faqen e klubit për rastin “Ndikumana”. 

Vetëm disa orë pas përfundimit të ndeshjes, numri një i 24-herë kampionëve në fuqi u kërkoi tifozëve të ruajnë qetësinë dhe të pranojnë faljen e sulmuesit nga Burundi. “Duke parë rezultatet e javëve të fundit gjej rastin të ndaj diçka me të gjithë tifozët bardheblu. Një vit më parë ia dolëm bashkë dhe këtë vit unë besoj shumë që sërish bashkë do ia dalim.

Tensioni nuk na shërben, përkundrazi na dëmton. Rasti ‘Ndikumana’ në fund të takimit është një keqkuptim që duhet lënë pas. Futbollisti ka reflektuar pas ndeshjes, ka kërkuar ndjesë publikisht e megjithatë, për të ruajtur të pacënuar seriozitetin e ‘KF Tiranës’, ndaj lojtarit do të ketë një penalitet. Skuadra ka nevojë për mbështetje. Çdo ndeshje duhet ta vlerësojmë të gjithë dhe duke qëndruar pranë njëri-tjetrit të kërkojmë maksimumin. Vetëm në këtë mënyrë do t’ia dalim”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × 5 =