Shkodër/ Nuk i ecte mirë biznesi, vetvritet 59-vjeçari

Aktualitet
222
0
sample-ad

Një burrë në qytetin e Shkodrës i ka dhënë fund jetës së tij rreth orës 20:30 të ditës së djeshme.

Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është 59-vjeçar me inicialet L.N., me banim në fshatin Mjedë, në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Familjarët bëjnë me dije se kohët e fundit, i ndjeri ka qenë shumë i ngarkuar nga ana psikologjike për shkak se biznesi i tij nuk ecte. Dyshohet që kjo arsye dhe stresi i përjetuar gjatë kohëve të fundit, të jetë bërë shkak i këtij akti fatal.

Krimi është kryer në banesën e 59-vjeçarit, ku edhe janë gjetur një armë zjarri pushkë model 63 me krehërin me 17 fishekë, me qytë dhe tytë të prerë, që u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

18 + fifteen =