Më në fund Vladimir Putin shfaqet në publik pas 11 ditësh i zhdukur

AktualitetKryesorePolitike
270
0
sample-ad
puttt

Presidenti rus, Vladimir Putin është rishfaqur në publik pasi ishte “zhdukur” që prej 5 marsit.

Ai u takua me presidentin e Kirgistanit, Almazbek Atambayev në Shën Petersburg.

“Jeta do ishte e mërzitshme pa thashetheme,” tha ai duke komentuar teoritë e fundit në media për mungesën e tij.

Takimi mes presidentit rus dhe Almazbek Atambayev në pallatin Konstantine, pranë Shën Peterburgut vjen pas më shumë se një javë intensive spekullimesh në lidhje me zhdukjen e papritur të Putin nga sytë e meidas.

Duke gjykuar nga shprehja e Atambayev, shtrëngimi i dorës me Putin duhet të ketë qenë e fortë” shkruan një reporter rus në një postim në Twitter.

Por ende nuk është shpjeguar arsyeja e zhdukjes prej 11 ditësh e presidentit rus.

Për herë të fundit, Putin ishte parë në publik më 5 mars.

Thuhet se ai ka qenë pranë të dashurës, e cila ka lindur vajzën e tyre në Zvicër.

Të tjera media raportojnë se ai ka qenë sëmurë, madje ka pësuar goditje në tru.

Spekulimet janë shtuar kaq shumë, sidomos pas vrasjes së liderit të opozitës, Boris Nemtsov.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eight + six =