Rama: Parlamenti të kthehet në binarët e tij dhe të mos përdorët nga opozita si një sallë mitingjesh

AktualitetKryesorePolitike
206
0
sample-ad
162200_1

Kryeministri Edi Rama deklaroi pas seancës plenare të Kuvendit se gjithçka që shkaktoi kjo ngjarje do të kthehet në mirësi për politikën shqiptare. Kreu i qeverisë u shpreh se është shumë e rëndësishme që Kuvendi i Shqipërisë të kthehet në binarët e tij dhe të mos përdorët nga opozita si një sallë mitingjesh.

“Jam i bindur që gjithçka ndodhi dhe shkaktoi gjithë trazirën psikologjike për shoqërinë gjatë këtyre ditëve do të kthehet në mirësi për politkën dhe për ndërveprimin shoqëror dhe politik, por për këtë do të presim me durim përfundimet e hetimit, sepse vetëm hetimi i plotë dhe i paaanshëm dhe për çdo detaj i kësaj çështje do të mund të japë përfundimin që kërkon publiku dhe do të mund të tregojë të vërtetën e gjithë kësaj telenovele të shëmtuar.

Së dyti, besoj dhe uroj që gjithçka do të sjellë që parlameti më në fund të vihet në binarët e rregullores dhe të bëjë të mundur që ky parlament të prodhojë atë për të cilën është zgjedhur. Të prodhojë ligjet dhe të shtyjë përpara reformat për të cilat ne jemi sot në krye të vendit”, tha Kryeministri Rama.

Në vijim ai shtoi “dua të nënvizoj se në këndvështirmin tim kjo është një çështje për të cilën duhet të reflektojë thellë edhe media, pasi media mund të bënte më shumë për të siguruar transparencën e plotë mbi këtë çështje bazuar mbi fakte, prova dhe bonsensi”.

Rama tha se ka qenë i bindur se toleranca e tepruar ndaj kësaj opozite që kërkon ta përdorë Parlamentin për mitingje, është një tolerancë që nuk sjell asgjë tjetër përvecse degjenerimin e parlamentit.

Referuar protestës së opozitës, Kreu i Qeverisë tha se nuk ka asnjë shans të përsëritet 21 Janari pasi populli shqiptar është shumë më i vetëdijshëm dhe shumë më i qartë se gjithcka po ndodh,  se ata që në vend  të bëjnë detyrën e të zgjedhurit kanë vetëm një hall , hallin e tyre.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × 2 =