Kujdestarja filmohet duke i gjuajtur me shpulla bebes (Video)

Histori te rralla
278
0
sample-ad

Nëna e fëmijës së porsalindur, Cristina Ceril, kishte vendosur një kamerë në shtëpinë e saj në qytetin e Paranas, në verilindje të Argjentinës dhe e kishte lidhur atë me telefonin e saj. Një gjë të tillë, ajo, sipas mediave të huaja e kishte bërë pasi kishte vërejtur disa të mavijosura tek fëmija i saj.

Ndërkohë, ajo ishte paralajmëruar edhe nga fqinjët se fëmija i saj i vogël, si dhe vëllai i tij 10 vjeçar ishin dëgjuar duke qarë dhe ishin parë në lot – gjatë ditëve kur ata ishin lënë vetëm me kujdestaren e tyre.

Policia dhe prokurori kanë thënë se dëshminë në fjalë do ta përdorin si fakt për akuzim të abuzimit të fëmijëve.

Ndërkaq e ëma e fëmijëve kishte thënë: Ne gjithmonë thoshim se ajo është paksa dembele, por nuk na shkonte ndër mend se do të mund të bënte diçka të tillë – mund të ishte edhe e dhunshme me ata.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 × 4 =