Shitja e Bashkisë tek LSI, shpërthejnë socialistët beratas. Nga inati braktisin selinë e partisë

AktualitetKryesoreVendore 2015
167
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”25753″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Publikimi i emrit të Gledion Rehovicës, me përkatësi partiake LSI, si kandidat i përbashkët garues i mazhorancës për kryebashkiak i qytetit të Beratit, ka bërë që qelbi i brendshëm i plagës së pakënaqësisë së socialistëve të këtij qyteti të derdhet jashtë.

Publikimi i emrave të kandidatëve të mazhorancës PS-LSI,“që pothuajse janë të zyrtarizuar”, përveç shuarjes së kureshtjes ka sjellë edhe diskutime, por edhe pakënaqësi brenda llojit politik.

Ndërkohë që përfshirja në listën e kandidatëve e dy emrave ende në diskutim për të qenë garues për bashkinë e Fierit, Salarjon Toto, PS dhe Robert Bitri, LSI nuk e ka mbyllur  paralajmërimin e socialistëve fierakë për të hedhur në erë unitetin e maxhorancës, një tjetër vatër sherri duket se është hapur në Berat. Në qytetin që për vite me rradhë ka qenë bastion i socialistëve edhe pse kryebashkiaku që e ka qeverisur atë për rreth 12 vite, nuk e ka justifikuar aspak besnikërinë e votuesve.

Sikurse kanë bërë të ditur për “shtypi.net”, burime konfidenciale brenda socialistëve, publikimi i emrit të Gledion Rehovicës, me përkatësi partiake Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI), si kandidat i përbashkët i mazhorancës për kryebashkiak i qytetit të Beratit, ka bërë që qelbi i brendshëm i plagës së pakënaqësisë së socialistëve të këtij qyteti të derdhet jashtë.

Të mprehur se kryetari Edi Rama nuk kishte për t’ja lenë bashkinë e Beratit Ilir Metës, me të marrë vesh se kjo gjë nuk ka ndodhur, socialistët beratas kanë nisur të shprehen të pakënaqur, madje duke e demostruar pakënaqësinë me braktisje të selisë lokale të partisë.

“Ti lësh Beratin LSI-së është njëjsoj sikur të vazhdosh “ti varësh ujkut mëlçitë e qingjit në qafë”, shprehet B.A. një ndër dhjetra socialistët që për dekada e ka ndjekur nga pas, “në të mirë e në të keq”, sikurse shprehet, Partinë Socialiste.

” Është e vërtetë që Fadil Nasufi nuk e justifikoi qënien kryebashkiak për tre legjislatura, se “nuk e nxorri qimen nga qulli”, por kjo nuk e justifikon lëshimin e Beratit në duart e Ilir Metës. Edhe Edi ka faj në qëndrimin e gjatë dhe punën e dobët të Fadilit. Mos ta kish lejuar rikandidimin e tij”.

Si B.A. gjykojnë edhe shumë të tjerë, të cilët lëshimin e Bashkisë së qytetit të lashtë në duart e LSI-së e cilësojnë produktin më të keq që ka prodhuar pazari i Edi Rama-Ilir Meta.

“Ti kish lënë Skraparin LSI –së është e justifikueshme, sikurse është e justifikueshme ti linte Kuçovën, por jo Beratin, qendrën e Qarkut… LSI ka qenë kundërshtari ynë në kohën e krushqisë Meta-Berisha. Kemi ndezur betejën me ta, jemi sharrë e rrahur… Pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013, na kanë marrë më shumë se gjysmën e vëndeve në administratë. I është dhënë Prefektura, Qarku dhe jo pak drejtori institucionesh të rendësishme rajonale. Kanë vendosur në poste drejtuese por edhe në administratë njerëz tërësisht të paaftë dhe pazarxhinj, që na kanë diskretituar me sjelljen e tyre zyrtare e jashtëzyrtare, na tashti, Edi i jep LSI-së edhe Bashkinë…Nëse kjo është e vërtetë këtu merr fund Partia Socialiste në Berat… Mjaft e duruam Edi Ramën ! ”, janë disa nga shprehjet e pakënaqësisë së lindur në gjirin e socialistëve berates, pasi emri Gledion Rehovica, aktualisht deputet i grupit parlamentar të LSI-së në Kuvend, nuk dihet për çfarë merita dhe aftësi të veçanta, është renë dakort nga dyshja Rama-Meta, për të qenë kandidat i përbashkët në zgjedhjet e pritshme vendore të 21 qershorit 2015. Është një pakënaqësi që i shtohet asaj të socialistëve fierakë e mund të shërbejë si precedent i përhapjes edhe ndër bastione të tjera socialistësh ku Ilir Meta ka projektuar të shtrijë ambiciet e veta, në zgjerim të pushtetit të LSI-së, sigurisht. shtypi.net[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 × 1 =