Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa takon Ramën për partneritetin Kosovë-Shqipëri

AktualitetKryesorePolitike
338
0
sample-ad
mustafa_rama

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka nisur vizitën e parë zyrtare në Tiranë nga momenti që ka marrë drejtimin e qeverisë së Kosovës. Takimin e parë Mustafa është duke e zhvilluar me kryeministrin Rama.

Pas takimit kokë më kokë, kryeministri Rama theksoi partneritetin mes dy shteteve si instrument themeltar që do të përcaktojë peshën e faktorit shqiptar në rajon.

“Diskutuam për hapa të rëndësishëm drejt bashkërendimit të forcave dhe drejt bashkimit tonë kombëtar në rrugën e Bashkimit Evropian. I shpreh publikisht Kryeministrit dhe qeverisë së Kosovës për solidaritetin e treguar ndaj zonave dhe njerëzve të prekur nga përmbytjet në jug të Shqipërisë. Në emër të Shqipërisë përshëndes progresin në fuqizimin dhe shtrirjen e legjislacionit të Kosovës në të gjithë territorin e saj. Partneritet ynë instrument themeltar që do të përcaktojë peshën e faktorit shqiptar në rajon. Theksoj unifikimin e doganave, si një shenjë e vullnetit të përbashkët për një zonë të vetme ekonomike”, tha Rama.

Kryeministri Rama gjithashtu shtoi se gjatë takimit me Mustafën kanë diskutuar edhe për ecurinë e përgatitjeve të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive që do të zvillohet në Tiranë më 23 mars.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

sixteen − eleven =