Maskë natyrale për të eleminuar heqjen e puçrrave

Tendence
335
0
sample-ad
Puçrrat shfaqen shpesh gjatë ndërrimit të stinëve, në periudhat stresuese, apo gjatë pubertetit. Në këtë artikull do të gjeni disa këshilla dhe maska për fytyrën në kushtet e shtëpisë, si të eliminoni puçrrat apo shenjat që kanë lënë aknet.

Maskë me sodë buke për heqjen e puçrrave
Kjo është një maskë që nuk duhet abuzuar shpesh pasi thanë shumë lëkuren dhe pas çdo aplikimi këshillohet të aplikohet një krem hidratues.

Në një enë hidhni 3 lugë sodë buke dhe pak ujë derisa të formohet një lloj kremi që mund ta aplikoni në fytyrë. Lëreni të veproj për rreth 20 minuta dhe më pas e shpërlani me ujë të ftohtë. Mos harroni të aplikoni një krem hidratues më pas.

Maskë me vezë për heqjen e puçrrave dhe shenjave në fytyrë
Vezët janë përbërësi ideal kur flitet për problemet e fytyrës, në veçanti kundër plakjes dhe akneve.
E verdha e vezës përmban proteina që ndihmojnë lëkurën të rindërtohet, mbi të gjitha kur përmban shenja nga aknet. Gjithashtu këto proteina heqin vajin e tepruar i cili bllokon poret dhe heq qelizat e vdekura.

Për të hequr pikat e zeza, për të eliminuar puçrrat dhe shenjat e lëna nga aknet, përgatisni një maskë me dy të verdha vezësh.

I hidhni në një enë dhe i rrihni me delikates me anë të një rrahësi (jo mikser kuzhine). E aplikoni në fytyrë dhe e lini të thahet për 20 minuta duke u munduar që mos ta tërhiqni shumë fytyrën. Më pas shpërlajeni fytyrën me ujë të ftohtë. Me një pambuk e kaloni sipër duke e stampuar me delikates.

Maskë për heqjen puçrrave me domate, sheqer dhe limon
Kjo maskë është shumë agresive, kështu që përdorimi duhet të jetë i moderuar sidomos për lëkurat e ndjeshme. Në një mikser grini domaten të ciles i kemi hequr lëkuren, hedhim disa lugë të vogla sheqer dhe i shtrydhim gjysëm limoni. E aplikojmë në fytyrë dhe e mbajmë ashtu për rreth 20 minuta. Mund të aplikoni më pas krem hidratues.

Maskë për eliminim e akneve dhe puçrrave
Kjo maskë nuk është dhe aq agresive, kështu që mund ta përdorin edhe personat me lëkurë të ndjeshme.

Në një enë hidhni 2 lugë kos të bardhë dhe 2 lugë mjaltë. Me pas në një mikser kuzhine grini gjysmë fete ananas. I bashkoni dhe i aplikoni në fytyrë. E mbani për rreth 25 minuta dhe më pas e shpërlani me ujë të ftohtë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eleven + eleven =