“Makina llogaritëse”, tregimi satirik i një autori që preferoi anonimitetin

Shtypi letrar
825
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”24684″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Në rubrikën tonë “shtypi.letrar”, sot po sjellim  krijimin e një autori pak të njohur shqiptar, i cili përveç identitetit nuk pranoi të zbulonte më shumë rreth jetës së tij. Preferoi të mbetej anonim, pasi, sikundër tha: “Në krijimtari vlerësohet ajo që ti sjell dhe jo nëse je ai, apo ky, nëse banon në kryeqytet apo në province”.

“Shtypi.letrar”  i bën ftesë pjesëmarrjeje të gjithë krijuesve që dëshirojnë t’i publikojnë krijimet e tyre letrare, me të vetmin synim për të dhenë kontribut modest në promovimin e vlerave të vërteta krijuese, që shumë pak gjejnë vend publikimi nëpër organet mediatike të shtypit shqiptar .

Rubrika “shtypi-letrar” do të jetë prezente çdo fundjavë. Çdo kush që dëshiron të publikoj në të është i lutur që krijimet e veta ti përcjellë nëpërmjet adresave të publikuara në fund të faqes. Jeni të mirëpritur!

Krijim i mëposhtëm letrar është i një autori pak të njohur shqiptar, i cili përveç identitetit nuk preferoi të na zbulonte më shumë rreth jetës së tij. Preferoi të mbetej anonim, duke ju përgjigjur me këto fraza kureshtjes sonë:

“E çrendësi ka kush jam unë, nga vij, ku banoj etj. etj. Në krijimtari vlerësohet ajo që ti sjell dhe jo nëse je ai, apo ky, nëse banon në kryeqytet apo në provinca” .

MAKINA LLOGARITËSE / Tregim Satirik

Nga: Azis BERATI

Atë ditë ishte më në qejf edhe se ditën kur i kishte lindur djali i vetëm. Pas shumë e shumë ëndërrimesh kishte mundur të shtinte në dorë shpikjen më të përsosur të mendjes njerëzore, Makinën Llogaritëse. Kishte më shumë se njëzet vjet që punonte si shef finance në një ndërmarrje të madhe. Mbikqyrte një duzinë sektorësh dhe vetëm me praninë e lapsit e të mëndjes nuk ia dilte dot më. Në veçanti në muajt kur përpiloheshin bilançet e përgjithshme ekonomike i nxihej jeta. Aq më tepër që ideja se do të mund të vazhdonte kështu, për gjithë jetën, e kish tmerruar aq shumë, sa kishte nisur të ndjente praninë e aluçinacioneve matematikoro-financiare.

“Uf, buf!”,  i shfrynte të shoqes, e cila e shikonte me sytë e zgurdulluar nga ankthi, duke mos arritur t’i përkthente dot një pjesë të mirë të fjalëve që ai lëshonte.

“Si mund ta shtyj dot jetën kështu?! Truri ka lindur së bashku me njeriun primitive, për ti shërbyer nevojave të thjeshta arithmetike të asaj kohe. Sot jemi mijëra e miliona vjet pas primitivitetit. Përveç arithmetikës kanë dalë qindra veprime të tjera matematikore, shumë herë më të ndërlikuara… Jo,,jo, vetëm me trurin nuk mund t’ja dalësh dot. Shkencëtarët duhet të bëjnë diçka për ta zëvendësuar këtë objekt biologjik të superezauruar.?!”

Vazhdonte ti qahej, kështu, jo vetëm të shoqes, por edhe njerëzve të tjerë, shokëve, miqëve, të afërmve dhe kolegëve besnikë, të cilët nuk ia nxirrnin llafin.

Një ditë prej ditësh, shkenca i’a kish dëgjuar ankesat dhe predikimet. Aparatin e vogël me madhësi sa shuplaka e dorës i’a kishin dhuruar në seminarin shkencor “ Truri elektronik, padroni i së ardhmes“ , menjëherë pasi ai kish mbajtur kumtesën “ Shkenca dhe bastardimi i trurit njerëzor.“ Në të kishte parashtruar gjithë pikëpamjet e veta, rreth evolucionit të shoqërisë njerëzore dhe mbetjes në vendnumëro të materies bilogjike trunore. Thirrja drejtuar shkencës, për të ndihmuar në modernizimin e kësaj materie natyrale të stërcfilitur nga rezistenca që i kishte bërë kohërave, kishte qenë fjala e tij e fundit.

    • Unë personalisht jam kundër fetishizimit që i bëjnë trurit njerëzor çifutët, të cilët e quajnë të pazëvendësueshëm, të pagabueshëm dhe që po u kombinua me lapsin nxjerr veprime matematikore jashtëzakonisht të sigurta. Për mua kjo teori është e kaluar pasi, me provat që ka dhënë, shkenca ka treguar se mund ta zëvendësoj tërësisht veprimtarinë matematikore të trurit tonë të gjorë.

Kështu e kishte mbyllur kumtesën e vet, duke ja lënë fjalën njerit prej shkencëtarëve të elektronikës, të ardhur nga vendi që kishte prodhuar Makinën Llogaritëse.

I entuziasmuar sa s’thuhet, nga thirrja e parafolësit, shkencëtari elektronik me fytyrë verdhacuke, deklaroi bujshëm se, për industrinë që ai përfaqësonte truri njerëzor duhej t’i përkiste kalendarit muzeal biologjike, duhej konsideruar, thjesht, një mekanizëm biologjik ,që rregullonte instiktet, që drejtonte jashtëqitjen, urinimin, ngrënien etj., shprehi të lindura njerëzore. Për kaq dhe vetëm për kaq duhej përmendur truri biologjik, i mundur sakaq , plotësisht, në sferën e inteligjencës, nga homologu i tij elektronik.

Pasi tregoi rrugën nëpër të cilën ai dhe grupi kishin kaluar për të arritur tek Makina Llogaritëse, shkencëtari i elektronikës me fytyrë verdhacuke njoftoi :

    • Deri tani, kemi prodhuar tre miliardë makina, që janë shpërndarë në të gjitha pjesët e rruzullit tokësor. Pra, deri më sot, në çdo dy banorë njeri e disponon makinën çudibërëse.

Këto njoftoi i ardhuri nga vendi i çudirave elektronike, kurse kolegu i tij, i cili e morri fjalën më pas, do të deklaronte se mbretëria e tyre elektronike, shumë shpejt, do ta fitonte tërësisht betejën me trurin njerëzor…

Të gjitha këto ngjanë në ditën e dytë të vazhdimit të punimeve, në mbyllje të së cilës u shpërndanë edhe Makinat Llogaritëse. Seminari shkencor ishte caktuar të vazhdonte plot një javë, por ai e braktisi, porsa shtyri në dorë atë aparat me madhësi sa shuplaka e dorës, që e konsideronte si dashurinë e tij të shumëëndërruar. Jo se nuk kishte qejf t’i ndiqte ditët e tjera të atij kuvendi shkencor, të mbushur plot me mrekullira antitrunore, por ishte i detyruar të rikthehej urgjentisht në krye të detyrës. Ishte periudha e fundit të gjashtë mujorit dhe duhej të nxirrej bilançi ekonomiko-financiar, i mbushur me turlilloj përllogaritjesh e veprimesh matematikore.

E vështronte me emocion aparatin e vogël ,dhe aq i thellë ishte sentimenti që ai i shkaktonte sa, qysh në veprimin e pare, të zhvendosjes së çelësit hapës nga “of” në “on”, i gjithë trupi iu mbush me djersë. Vështronte mizërinë e shkronjave, gërmave dhe shenjave grafike, që gjallonin midis oqeanit të fletë-bilançeve provizore, dhe nuk i bëhej ta besonte se ajo paisje e brishtë e delikate, e përbërë nga tastiera, numra e butona do të mund ta përballonte thithjen e tyre.

Veprimi i dytë, që aplikoi, gjithë nën atë trusni emocionesh të ndezur flakë, ishte një mbledhje e thjeshtë arithmetike, të cilën Makina Llogaritëse e përtypi për fragmentin e sekondës. Po kështu ndodhi edhe me veprimet e tjera më të përbëra, edhe me ato më të ndërlikuarat, si dhe me shumë herë më të ndërlikuarat.

Kur konstatoi suksesin, ai u ndje i tejlumturuar. Për tre javë me rradhë iu fut punës për nxjerrjen e bilanceve të gjashtë mujorit, pa njohur orar. Dilte nga zyra vetëm kur shkonte në banjo, kurse kishte urdhëruar vartëset që kafen, ujin, çajin etj., tja shpinin në zyrë. Punonte i kërrusur mbi makinën e vogël, duke mos lejuar asnjë koleg tjetër ta përdorte. Pas përfundimit ditor të punës e merrte para duarve, me delikatesë, aparatin truzëvendësues, e mbante sikur ai të ishte një zog i pafajshëm, e vështronte vëmendshëm, e ledhatonte, pastaj e pastronte me një furçë qimehollë, dhe, para se ta fuste në kuti, e fshinte me një cop kadifeje të butë-të butë si sedef. Përkujdesej për të më tepër se për birin e vetëm, të cilit nuk mbante mënd t’ja kishte shpërlarë ndonjëherë faqkat.

Duke qenë se kishte vendosur ta mbante gjithmonë me vete Makinën Llogaritëse,të gjitha xhaketat i çoi tek rrobaqepësi dhe u adoptoi nga një xhep të posaçëm, në pjesën e tyre të brendshme.

Shkurt, ajo makinë me veshje të hollë plastike ishte jo vetëm krenaria e tij e veçantë, por edhe gjëja më e besuar që kish. E thërriste me vete “ Spiuni im gojëkyçur,” nga që të gjitha veprimet, që kryenin vartësit e tij, arrinin të mernin miratimin vetëm pasi t’i qenë nënshtruar përtypjes së atyre butonave delikate, dhe vetëm pasi përfundimet e nxjerra nga barku i kallçuktë i asaj “zonje delikate” (një tjetër term i sajuar prej tij për tu përdorur në biseda solemne), të përputheshin me ato të lapsit e të mëndjes njerëzore.

Kishte përllogaritur se, gjatë gjithë atyre ditëve intensive të punës, kishte arritur të kryente dymbëdhjetë mijë veprime matematikore, gjashtë mijë operacione financiare, dhe, përveçse i’a kish ndërruar njëherë bateritë, nuk kishte konstatuar ndonjë defekt tjetër. Makina Llogaritëse vazhdonte të qëndronte si burrnesh, dhe ai ishte bindur plotësisht se, në këtë pikë, me të vërtetë elektronika e kishte zëvendësuar plotësisht biologjizmin e trurit të cfilitur njerëzor.

Në një prej këtyre ditëve, të ngarkuara me punë dhe entuziasëm, kaloi nga tregu i lire, pasi u kujtua që e shoqja e kishte porositur të blinte ca kokrra vezë. E priti me entuziasëm atë shfrim kujtese, jo vetëm se do t’i jepej rasti ta ekspozonte në publik Makinën Llogaritëse, jo vetëm se me të do të çudiste shitësin e vezëve, por edhe sepse me atë shpikje të fundit të elektronikës do t’i tregonte atyre tregtarëve të vegjël, injorantë e batakçinjë, çfarë ishte në gjendje të realizonte shkenca.

Personi që mbante para këmbëve shportën me vezë, qëlloi të ishte femër. Një katundare me moshë jo shume të thyer, por që, si të gjitha femrat e racës së saj, mund ta klasifikoje të plakur para vaktit.

Ai i qëndroi ballë për ballë dhe priti gjersa të mbaronin punë dy klientët e gjendur, atje, para tij. Vështronte vezët, gjysëm të zbuluara nga kashta, dhe përpiqej të rikujtonte numrin e kokrrave që e shoqja e kishte porositur të blinte. “ Dhjetë, njëzetë.., tridhjetë…?”

    • Janë të freskëta zotëria juaj, mos u mendoni,- ndjeu zërin e fshatares.

Vetëm tani pa se klientët e mëparshëm qenë larguar dhe radhën e blerjes e kishte ai.

– I shoh, i shoh që janë shumë të freskëta, ndaj edhe do të blej tek ti, – i ktheu përgjigje fshatares, e cila, sakaq, shtyri dorën brenda në shport, menjanoi kashtën dhe nisi të nxjerrë kokrrat e vezëve të freskëta.

–  Sa dëshiron të marrë zotëria ? – e pyeti fshatarka.

Ai vazhdoi të qëndrojë për disa çaste i pavendosur dhe u kujtua se, më parë, duhej të dinte çmimin e një kokër veze.

    • Vetëm tetë lekë,- i’u përgjigj fshatarka, duke ripërsëritur për të dhjetën herë karakteristikat e mallit të saj.- Janë shumë të freskëta. Më të freskëta nga sa mund ta mendosh, zotëri. Janë taze fare, ndaj mos kini merak zotëria juaj…

 

    • Atëherë më jepni 30 kokrra, – e ndërpreu ai, duke i dhënë karar. “ Edhe po qenë tepër le të qëndrojnë në shtëpi,” mendoi.

 

Fshatarka nisi të sistemonte me kujdes korrat e vezëve, që i nxirrte gjithë delikatesë nga shporta me kashtë, ndërsa ai mbante të hapur, para duarve, qesen prej plastmasi, të cilën e shihte me mosbesim.

    • Mos ki gajle se nuk hapet. Vërtet është e hollë por duron goxha,- u përpoq t’i

hiqte merakun fshatarka, e cila, pasi vendosi edhe dy kokrrat e fundit në qese, i komunikoi shumën e përgjithshme të lekëve, që ai detyrohej të paguante.

    • Tetë për tridhjetë kokrra (fshatarka mërmëriste me vete kryerjen e veprimeve arithmetikore, sipas metodës biologjike, pra me tru dhe gishta). Të gjitha bëjnë dyqind e dyzet lekë zotëri, – i tha.

 

Ai buzëqeshi me këtë prakticitet biologjik të trurit të fshatarkës. Futi dorën në xhepin e brendshem të xhaketës por, në vend të portofolit, shitësja fshatare pa të nxirrte një alet të vogël sa shuplaka e dorës, të mbështjellë me plastmas. “ Po kjo kështu, nisi të mendoj. Mos ky alet pjell para. Dreqi e morri sa të rojmë do shikojmë e do mësojmë..,” po bënte me vete fshatarka, mendimet e të cilës i ndërpreu ai.

    – Ka ikur koha e trurit biologjik, nëno. Tani komandon truri elektronik, shkenca, – i tha.

Morri pozicion gatitu, shtroi Makinën Llogaritëse mbi pëllëmbën e dorës së majtë dhe, me gishtat e dorës së djathtë nisi të shtypte butonat. Ndërkohë, e ndihmuar nga fshatarka, që sakaq kishte çakarritur sytë, përsëriste të dhënat: “ Tridhjetë kokrra vezë, herë tetë lekë baraz me..?

    – Dyqind e dyzet lekë zotëri. Unë nuk kam shumë shkollë, por këtë e di, –
    u hodh përpjetë shitësja fshatare, e cila zgurdullonte sytë nga sinjali “mc-mc-mc” që lëshonte aleti, sa here klienti i saj i çuditëshëm shtypte butonat. Ai nuk e la ta përsëriste dy herë përfundimin e llogarisë, që ajo nxirrte, nëpërmjet metodës biologjike .- Mos u nxito nëno! Ja që e ke gabim. Dhe këtë nuk e thotë truri biologjik, i lodhur e i cfilitur nga koha , por kjo…, elektronika…! – Klithi i entuziasmuar nga që e kishte

kapur në gabim trurin e fshatares.

    – Tridhjetë kokrra vezë, shumëzim për tetë lekë nuk bëjnë dyqind e dyzet, por treqind e njëzet lekë, – tha triumfator.

 

Sakaq nisi t’i shpjegoj shitëses epërsitë e trurit elektronik shkencor, ndaj atij biologjik njerëzor. Fshatarja as që po i merrte vesh ndonjë llaf. U mat t’i thoshte se aleti kishte gabuar llogarinë, mirëpo ai nuk e linte të shpjegohej. Kishte nxjerrë prej portofolit kartëmonedhat dhe po ja zgjaste.

    – Në rregull, besoj – e pyeti, pasi ia numëroi, dhe ia la mbi shuplakën e dorës treqind e njëzet lekë.

Fshatarka u mat të fliste, mirëpo ndërroi mendim dhe vetëm buzëqeshi. “ Po kjo kështu…,” po mendonte.“ Kjo qenka shkencë, që t’i bën hesapet në favorin tënd !”

Burri sistemoi Makinën Llogaritëse në xhepin e brendshëm të xhaketës, i fali asaj qindarkat e restos dhe, para se të ikte e pyeti nëse shiste çdo ditë vezë të freskëta në atë vend. Dhe,kur shitësja fshatare, e plakur para kohe, i’u përgjigj pohueshëm, ai i lëshoi fjalët e fundit:

    – Do të vij të blej tek ti, sepse vërtet ke vezë të freskëta.

Fillimisht fshatarka e vështroi mëdyshazi. Nuk i’u përgjigj menjëherë, pasi ende nuk ishte e bindur që ai nuk bënte shaka. Priste me gjak të ngrirë, që jo vetëm t’i kërkonte tepricat por edhe ta akuzonte për mashtrim në llogari. E bënte dhe e stërbënte me mënd e gishta llogarinë dhe përherë përfundimi i dilte po aq, pra, dyqind e dyzetë lekë. Po atëherë? Sakaq burri i çuditshëm nisi të largohej.

–   Do të vij, do të vij vetëm tek ty,-po i thosh.

–  Mirë se të vish, mirë se të urdhërosh zotëri, por, mos harro të

marrësh me vete edhe atë aletin e vogël, – nuk ngurroi ti përgjigjej, më së fundi, zëplotë fshatarka, ende e  tuhafepsur.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × one =