Home / Aktualitet / Tashmë teknologjia 4G edhe në Shqipëri, AKEP i jep licencën Eagle Mobile dhe Albtelecom

Notice: Trying to get property of non-object in /var/www/html/wp-content/themes/sahifaa-2/framework/parts/post-head.php on line 73

Tashmë teknologjia 4G edhe në Shqipëri, AKEP i jep licencën Eagle Mobile dhe Albtelecom

Albtelecom dhe Eagle Mobile gati për 4G

Zv.Drejtori i Përgjithshëm, njëkohësisht Drejtor i Grupit të Teknologjisë në ALBtelecom, z. Murat Çakmak, e ka cilësuar si shumë të rëndësishme dhënien e licencës 4G si për Shqipërinë ashtu edhe për vetë kompaninë ALBtelecom dhe Eagle Mobile.

Sipas Çakmak, ALBtelecom ka një element mjaft diferencues në këtë drejtim. Të gjitha antenat celulare të Eagle Mobile në çdo zonë të vendit, janë të lidhura përmes fibrave optike, gjë që sjell një volum të madh (broadband) dhe shpejtësi të lartë interneti për abonentët.

Para dy vjetësh, me aprovimin e AKEP-it, ALBtelecom ka testuar me sukses teknologjinë 4G/LTE. “Kjo për ne krijon një avantazh të rëndësishëm. Abonentët tanë do të kenë mundësinë të provojnë shpejtësi shumë më të lartë dhe cilësi shumë më të mirë me teknologjinë 4G, pasi shërbimet me fibër optike do të jenë domosdoshmëri për ofrimin e një shërbimi 4G cilësor”, shton ai.

Ndërtimi i infrastrukturës për rrjetin 4G është një investim gjigant që ALBtelecom ka bërë, krahas atij ekzistues në fibra optike dhe që në praktikë siguron një shpejtësi shkarkimi të të dhënave 3-4 herë më të lartë krahasuar me rrjetin 3G, shpejtësi e cila do të rritet deri në 10 herë në të ardhmen e afërt.

Me anë të teknologjisë 4G/LTE, ALBtelecom do t’u mundësojë abonentëve të tij celularë shpejtësi interneti 150 Mbs. Sipas z. Çakmak, lundrimi në internet, thirrjet video, dërgimi/marrja e e-mailit, shkarkimi i këngëve, filmave, lojërave online, apo ndjekja e kanaleve televizive dhe videove do të jetë shumë herë më e lehtë dhe më e shpejtë me Eagle 4G.

Check Also

Rama mbledh koordinatorët e rajonit të veriut në Velipojë: 80% e drejtorëve në qarkun e Shkodrës do ikin nga puna

80% e drejtorëve të Bashkive në qarkun e Shkodrës do të largohen nga puna. Ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

four × 5 =