Doshi të premten në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për tu marrë në pyetje

AktualitetPolitike
248
0
sample-ad

Deputeti Tom Doshi pritet që të merret në pyetje ditën e premte nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në lidhje me atentatin që dyshohet se ishte organizuar ndaj tij. Burimet bëjnë me dije se Doshi do të paraqitet përpara grupit hetimor rreth orës 10:00 të paradites, për t’iu nënshtruar pyetjeve të shumta.

Një ditë më parë Prokuroria e Përgjithshme i kërkoi deputetit Doshi të paraqesë të gjitha provat që ka në lidhje me pretendimet e ngritura. Përpara kamerave, deputeti i Shkodrës tha se disponon prova materiale që vërtetojnë akuzat  për eliminimin e tij fizik. Bëhet fjalë për një video 37 minutëshe, ku Doshi thotë se personi i paguar për vrasjen e tij, tregon me detaje të gjithë planin për vrasjen e tij dhe deputeti të Partisë Demokratike, Mhill Fufi, të nisur rreth 5-6 muaj më parë.

Deputeti i thotë se shqetësimin e tij ia ka bërë të ditur Kryeministrit, Ministrit të Brendshëm dhe Prokurorit të Përgjithshëm, por ata nuk bënë asnjë përpjeke për marrjen e masave. Sipas Doshit, personi që kërkon eliminimin e tij dhe Fufit ishte Ilir Meta. Ky i fundit ka mohuar që të ketë lidhje me akuzat e rënda.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two × 5 =