Alibeaj tërhiqet nga PD-ja, Imami i mërzitur që Basha e ka dërguar në Shkodër

AktualitetKryesorePolitike
161
0
sample-ad
bashaaaaaa1

Pakënaqësitë nuk janë vetëm në kampin e mazhorancës por edhe në atë opozitar, ku një pjese e deputetëve nuk është i kënaqur me zgjedhjen që ka bërë kryetari Lulzim Basha për drejtuesit e fushatës së zgjedhjeve vendore të 21 qershorit. Zëvendësimi i Jozefina Topallit në Shkodër duket se nuk është mirëpritur nga

Arben Imami, i cili ka shprehur pakënaqësinë e tij  brenda PD-së.

Arben Imami prej dy zgjedhjesh ka qenë edhe drejtues i fushatës zgjedhore në qarkun e Elbasanit. Por rezultatet  e dobëta të zgjedhjeve të fundit si dhe dëshira e Bashës për ë mënjanuar sa të jetë e mundur Jozefina Topallin, e kanë bindur kreun e  ri të PD-së që të bëjë këtë zhvendosje taktike.

Nga ana tjetër, Jozefina Topalli edhe pse është përjashtuar nga drejtimi I fushatës zgjedhore në këtë qark, deri më tani nuk ka shprehur ndonjë pakënaqësi publike për momentin.

Gjithsesi, Topalli ka shmangur të gjitha aktivitetet e PD-së së organizuar në Shkodër apo dhe në Tiranë.

Nga ana tjetër, Enkelejd Alibeaj, sfidanti kryesor i Arben Ristanit për sekretar të përgjithshëm, nuk ka pranuar të punojë në Tepelenë e Memaliaj. ABC thotë se ai është tërhequr fare nga politika aktive në PD. Ai punoi si koordiantor i zgjedhjeve për PD-në e Vlorës, ku drejtues fushate do të jetë sekretari i përgjithshëm i selisë blu, Arben Ristani.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fourteen − 9 =