Vrasje nën hijen e Kremlinit

AktualitetKryesore
241
0
sample-ad
article-2972813-262B266B00000578-16_964x436
Një nga liderët e opozitës në Rusi dhe një zë kritik ndaj Vladimir Putinit është vrarë për motive politike në rrugët e Moskës këtë mëngjes.

Ish-zv.kryeministri Boris Nemtsov po vëzhgohej nga vrasësit para se të qëllohej për vdekje nën hijen e Kremlinit një ditë para mbajtjes së protestës kundër qeverisë së Putinit.

2629D95F00000578-2972813-image-a-18_1425078692540

55-vjeçari po punonte për një raport ku do të paraqiteshin prova se, Rusia ishte përfshirë drejtpërdrejtë në rebelimin e separatisve në Ukrainën Lindore.

Politikani liberal u vra nga persona ende të paidentifikuar. Nemtsov shihej si presidenti i ardhshëm i Rusisë.

Në momentin e vrasjes Nemtsov po ecte në këmbë mbi një urë bashkë me një femër ukrainase, e cila nuk është dëmtuar nga sulmi me armë.

Pak orë para vdekjes, ai e cilësoi Putinin “të çmendur”. Duke folur për radion “Ekho Moskvy”, ai tha se Putin e ka zhytur Rusinë në krizë ekonomike me politikat e tij “të çmendura, agresive dhe vdekjeprurëse”.

2629E05C00000578-2972813-image-a-26_1425079306986

Nëna e tij kishte paralajmëruar se djali i saj mund të vritej. 55-vjeçari u qëllua katër herë në gjoks vetëm pak metra larg Kremlinit, pak pas mesnatës me orën lokale.

Policia thotë se vrasësit e dinin rrugën që do të përshkonte Nemtsov duke thënë se ai mund të jetë spiunuar.

2629C11000000578-2972813-Nemtsov_seen_here_in_December_2011_speaking_at_a_rally_against_t-m-41_1425082013898

Vladimir Putin duke folur për vrasjen tha se, mund të jetë një vrasje me pagesë. Zëdhënësi i tij, Dmitry Peskov tha se vrasja mund të jetë “provokim” pasi opozita kishte parashikuar një protestë të madhe të shtunën.

Ai tha se Putin është informuar me shpejtësi për vrasjen dhe se presidenti ka shprehur ngushëllime dhe ka urdhëruar hetimin e ngjarjes.

262A1BD300000578-2972813-image-m-3_1425111426752
Nemtson ishte një nga organizatorët e protestave të opozitës që do të mbahej të shtunën dhe që do të vinte pas rënies ekonomike të Rusisë të shkaktuar nga ulja e çmimit të naftës dhe sanksionet e Perëndimit.

55-vjeçari ishte i martuar dhe kishte katër fëmijë. Aktivisti opozitar, Ilya Yashin tha për radion “Ekho Moskvy” se nuk ka dyshime se vrasja e Nemtsov është e motivuar politikisht.

“Boris Nemtsvo ishte një lider opozitar i fortë që ka kritikuar shumë zyrtarë të rëndësishëm të vendit, përfshirë dhe presidentin Vladimir Putinin. Ashtu siç e keni parë tashmë, këto kritika në Rusisë janë të rrezikshme për jetën. Ai kishte marrë shumë kërcënimi, shumicën e të cilëve përmes rrjeteve sociale në mënyrë anonime”, tha Yashin.

“Nuk kam dyshime që vrasja është politike. Kërcënimet për jetën vinin për shkak të aktivitetit të tij politik. Ai nuk kishte armiq përveç politikanëve.”

262A293B00000578-2972813-image-a-5_1425112204505
Vrasjen e liderit opozitar në Rusi e ka komentuar edhe presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, i cili e cilësoi atë “vrasje brutale”. Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar Rusisë hetim “të shpejtë, të drejtë dhe transparent” dhe të “xherr para drejtësisë përgjegjësit”.

“Shprehim ngushëllime të sinqerta për familjen e tij dhe popullin rus, që ka humbur një nga mbrojtësit më të dedikuar dhe elokuent të të drejtave të tyre”, u shpreh Obama, i cili e ka takuar Nemtsov në Moskë në vitin 2009.

2629C21100000578-2972813-image-a-4_1425111571615
55-vjeçari Nemtsov, mori një profil ndërkombëtar pasi u cilësuar nga ish-kryeministja e Britanisë së Madhe, Margaret Thatcher si lideri i ardhshëm i Rusisë dhe lavdëroi reformat e tij tregtare pas vizitës në Nizhny Novgorod, ku ai shërbente si guvernator në fillim të viteve 1990.

Më pas ai u bë zv.kryeministër gjatë qeverisjes së Boris Yeltsin, por gjithmonë hasi kundërshti pasi konsiderohej si shumë perëndimor dhe liberal nga përkrahësit e rrugës së ashpër të Rusisë.

Si u vra Boris Nemtsov?

1018878299

Lideri i famshëm i opozitës në Rusi, Borsi Nemtsov u vra në qendër të Moskës sot pak pas mesnate. Të shtënat erdhën nga një makinë nga ku Nemtsov u qëllua katër herë mbi urën që të çon tek “Sheshi i Kuq”, njofton policia.

IMG_4735

Një zyrtar tha për agjencinë e lajmeve “Interfax” se nga makina u qëllua pesë herë dhe nga këto katër plumba ranë mbi trupin e ish-zv.kryeministrit, i cili ndodhej i kthyer me kurriz.
Më pas policia bëri të ditur se, gjatë të shtënave, në urë ndodheshin tri makina të bardha, kjo e vërtetuar dhe nga pamjet e kamerave të sigurisë. Dy prej tyre nuk kanë të bëjnë me vrasjen.

NemtsovInstagram

Një dëshmitar tha se, makina ku ndodheshin të dyshuarit për vrasjen ishte e dyshimtë pasi nuk kishte dhe targa të rregullta.

1018870150

Para vrasjes, Nemtsvo bashkë me një grua ukrainase që ndodhej me të në momentin e ngjarjes, kishin darkuar në një restorant të njohur në “Sheshin e Kuq”. Gruaja është identifikuar nga policia si Anna Duritskaya, 23 vjeç.

B-65sniWkAAweQQ

Sipas dëshmisë së Duritskaya-s, ata dolën të dy për të ecur rreth orës 23:00 me orën lokale të Moskës.

Policia thotë se vrasja e 55-vjeçarit ishte e parashikuar shumë kohë përpara.

1018879935

“Vrasësit e dinin rrugën që do të bënte Nemtsov dhe ata e kanë ndjekur nga restorante deri tek ura”, thotë policia.

Avokati i familjes Nemtsov, Vadim Prohorov thotë se politikani kishte marrë disa herë kërcënime për jetën.

PROFIL / Kush ishte Nemtsov

nemtsov1

Boris Nemtsov ishte pjesë e politikës ruse prej mëshumë se dy dekadash. Ai mori popullaritet si guvernator i Nizhny Novgorod, detyrë të cilën e mbajti nga vitit 1991 deri në vitin 1997.

55-vjeçari ka shërbyer dhe si Ministër i Energjisë dhe zv.kryeministër nën qeverisjes e Presidentit, Boris Yeltsin.

Pas vitit 1998, ai mori pjesë në lëvizjet liberale dhe partitë politike duke shërbyer dhe si deputet.

Që prej vitit 2003, ai ishte i përfshirë në biznes dhe politikë.

Ai ka qenë një zë kritik ndaj Presidentit , Valdimir Putin si dhe qeverisë dhe politikave të ndjekura prej tij.

Që prej vitit 2012, ai ishte bashkëdrejtues i partisë liberale RPR-PARNAS (Republican Party of Russia – People’s Freedom Party).

Vrasja e Nemtsov erdhi vetëm një ditë para mbajtjes së protestës që ishte parashikuar të mbahej me 1 mars në Moskë.

‘Vrasje për të destabilizuar Rusinë’

1018879175 (1)

Pas vrasjes së politikanit opozitar, Borsi Nemtsov me katër plumba në qendër të Moskës, shumë figura politike në Rusisë të krahëve të ndryshme politike e kanë cilësuar vrasjen “provokim”.
I pari që bëri një deklaratë të tillë ishte vetë Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Një nga motivet për vrasjen e Nemtsov, sipas qeverisë ruse, është destabilizimi i situatës poltike në Rusi.

Vrasja e 55-vjeçari mund të ketë lidhje me Ukrainën ose me ndonjë sulm të ekstremistëve islamikë, thotë Komiteti Investigativ.

“Boris Nemtsov ka marrë kërcënime lidhur me pozicionin e tij për sulmin ndaj revistës “Charlie Hebdo”, thotë zëdhënësi i Komitetit Investigativ të Rusisë, Vladimir Markin.

“Hetimi për vrasjen e Nemtsov është një çështje me prioritet të lartë, nuk duhet ndërhyrë dhe interferuar por duhet pritur”, thotë zëdhënësi i presidentit rus, Dmitry Peskov.

“Autoritet do të bëjnë çdo gjë për të zbardhur vrasjen dhe për të siguruar që autorët të ndëshkohen”, thotë zëdhënësja e Këshillit Federal të Rusisë, Valentina Matvienko.

Provokim me të cilën synohet destabilizimi i Rusisë e ka cilësuar edhe kreu i Partisë Rusia e Drejtë, Sergey Mironov.

“Vrasja është provokim i pastër. Ata që e kanë organizuar dhe kryer duan të destabilizojnë situatën në Rusi”, tha Mironov.

Të njëjtën gjë beson edhe ish-presidenti sovjetik, Mikhail Gorbachev.

“Ajo që ndodhi në Urën Moskvoretsky është një përpjekje për të çuar situatën në komplikacione, ndoshta dhe për destabilizimin e vendit”, thotë Gorbachev.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

six + two =