"Tritoli"/ Gjykata e Krimeve të Rënda lë në burg pa afat 4 të arrestuarit

AktualitetKronikeKryesore
255
0
sample-ad
gjykata
Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi masën e arrestit për katër të ndaluarit e policisë, si anëtarë të grupit kriminal të drejtuar nga Vladimir Gjuta, për vendosjen e  dy bombave me tritol në faramcinë e babait të Saimir Tahirit, por edhe pranë vendit ku parkonte zakonisht makinën Bashkim Tahiri.

Në seancën e ditës së sotme e cila u zhvillua në masa të forta sigurie dhe me dyer të mbyllura, të dyshuarit për shpërthimet e 10 shkurtit, Lumjan (Emiljano) Matmuja, Ernest Gjuta, Kamber Bruka dhe Erjon Dule u njohën me masën e dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila i la pas hekurave.

Nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë rezulton se të sipërpërmendurit në bashkëpunim midis tyre në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, dyshohet se kanë kryer përgatitjen, vendosjen dhe shpërthimin e pajisjeve bombë të telekomanduara me celular në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Bashkim Tahiri, si dhe vendosjen e lëndës shpërthyese në stacionin e autobuzëve në Rrugën “Muhamet Gjollesha”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

six − 1 =