Tritoli, Didi: Policia ka siguruar prova që vërtetojnë se të gjithë personat janë pjesë e një grupi kriminal

AktualitetKryesore
166
0
sample-ad
Artan Didi

Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi bëri me dije se nga hetimet e fundit të intensifikuara mes policisë së shtetit dhe të prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë bërë të mundur arrestimin e katër personave si dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve.

Në një konferencë për mediat Didi tha se tashmë Policia ka siguruar prova që vërtetojnë se të gjithë personat e përfshirë janë pjesë e një grupi kriminal të strukturuar të lidhur me tritolin e vendosur në farmacinë e babait të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri,por edhe në stacionin e autobusit në rrugën “Muhamed Gjollesha”.

I pyetur për largimin nga vendi të shtetasit të shpallur në kërkim Baftjar Bruka numri një i Policisë së Shtetit tha se ai është larguar nga vendi dy ditë para se policia të siguronte prova që e inkriminojnë atë.

Ndërsa për motivet që kanë shtyrë këta persona të kryejnë këto veprime, Didi deklaroi se motivet do të zbulohen kur autorët të merren në pyetje nga Prokuroria. Të arrestuarit për këtë çështje janë Lumjan Mahmutaj, Ernest Gjuta, Kamber Bruka, Erjon Dule.

Ndërsa të shpallur në kërkim janë Vladimir Gjuta dhe Baftjar Bruka.

“Deri tani nuk kemi përcaktuar rolin e personave në kryerjen e këtyre veprave kriminale.
Gjithashtu nuk kemi gjetur elementë që lidhin ngjarjet me njëra -tjetrën, jemi ende nën hetim.
Të gjithë e kuptoni që ky hetim ka qenë i vështirë, ka kërkuar një hetim të lartë për marrjen e të gjitha provave të mundëshme, si dhe ka pasur një shkallë të lartë konspiracioni.
Shtetasi Gjuta ka dalë dy ditë përpara se ne të krijonim bindjen se ai ishte i përfshirë në vepra penale, dhe nuk kemi dijeni për vendndodhjen tij”, deklaroi drejtori i Policisë së Stetit Artan Didi.
Kush janë dy më të kërkuarit në Shqipëri

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 + two =