Tërhiqet nga gara elektorale kryebashkiaku i Fierit. Zeqaj: Në detyrë deri ditën e fundit

Vendore 2015
212
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”24630″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Nuk synoj për të qenë i kandiduar sërish si garues në zgjedhjet vendore të 21 qershorit, ka qenë deklarimi i kryebashkiakut në detyrë të Bashkisë së qytetit të Fierit, Baftjar Zeqaj, pas një takimi zyrtarë pune të bërë me homologun e tij të qytetit grek të Janinës.

“Zgjedhjet e 21 qershorit nuk janë aspirata ime. Projektet e nisura prej meje janë duke u finalizuar dhe besoj se do të përfundojnë deri më 21 qershor”, është shprehur, i pyetur nga mediat kryebashkiaku Zeqaj, pas përfundimit të takimit. Duke i dhënë një përgjigje të drejtëpërdrejtë thashethemeve debatuese rreth qënies së tij kandidat por edhe duke zyrtarizuar kështu qendrimin personal të raportit midis qënies dhe mosqënies garues në zgjedhjet e pritëshme vendore të 21 qershorit 2015. Gjithsesi Baftjar Zeqaj ka theksur se do të qendrojë në detyrë deri ditën e fundit të mandatit.

Me këtë deklarim kryebashkiaku jetëgjatë i Fierit bëhet i disati që paralajmëron fundin e karrierës së vet, pas të dorëhequrit Artan Shkëmbi, ish drejtues i Bashkisë së Pogradecit, apo të penalizuarve Shpëtim Gjika, kryetar i bashkisë së Vlorës, e atij të Gjirokastrës, Flamur Bime.  Ndërkohë nuk di kush të parathotë fatin e mëtejshmë të qënies apo jo garues në vendoret 2015 të kryebashkiakut të qytetit bregdetar të Durrësit, Vangjush Dako, i lakuar si i përfshirë në disa afera të tipit Gjika-Bime. me ndërtimet e paligjëshme.  Shtypi.net[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

18 − seven =